Aktualitet
Shqiptari i revoltuar reagon në emisionin britanik: Nuk jemi pushtues
Një shqiptar u bë pjesë e emisionit radiofonik të Sangita Myska, duke përcjellë një thirrje për qeverinë. Ai u shpreh me vendosmëri se shqiptarët ne janë dhe as pushtues.
‘Ne jemi punëtorë dhe taksapagues”,- tha ai teksa, kërkoi dorëheqjen e Suella Braverman e cila i quajti shqiptarët një “pushtim” emigrantësh.
Andi, tregoi se ka ardhur në Britani që në moshën 16-vjeçare. Sangita e pyeti se si ndihej për retorikën e Suella Braverman rreth migrimit, duke qenë se shqiptarët janë një nga grupet më të mëdha të emigrantëve që vijnë në Britani për momentin.
“Kjo është e papranueshme nga një Sekretar i Brendshëm”, tha ai. Nuk kanë faj shqiptarët që sistemi është prishur. Si qytetar britanike, dua që ajo të japë dorëheqjen”.
Andy vazhdoi: “Shumica e tyre erdhën për arsye ekonomike, për të bërë një jetë më të mirë. Ne nuk jemi kriminelë, ne nuk jemi pushtues – ne jemi punëtorë të zellshëm dhe ne jemi taksapagues”, deklaroi ai. “Shumë prej nesh janë shumë të suksesshëm në këtë vend.”
Andy tha se qeveria po “rrjedh trurin e vendeve të tjera” duke ftuar punëtorët të vijnë në MB dhe e quajti atë “shfrytëzim ligjor”.
Ai pranoi se “ka disa njerëz që bëjnë gjëra të këqija”, por theksoi se kështu ishte “në të gjitha komunitetet”.
Duke e kthyer vëmendjen përsëri te Sekretarja e Brendshme, ai tha: “Unë pres që ajo të japë dorëheqjen ose të paktën të kërkojë falje”.
SHIKO VIDEON KËTU
Emigrantët shqiptarë janë tema kryesore e mediave britanike ditët e fundit, gjë që ka sjellë dhe një përplasje të ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe Sekretares së Brendshme Britanike, Suella Braverman. Suella Braverman tha vetëm pak ditë më parë se shqiptarët po sillnin kriminalitet në Britani dhe se duheshin larguar sa më shpejt nga vendi. Ndërsa Rama theksoi se nuk mund ta toleronte reagimin e Braverman, të cilin e konsideroi ‘të çmendur’ dhe një sjellje që ushqen ksenofobinë. Ai i bëri thirrje që të ndalojë ‘diskriminimin’ ndaj shqiptarëve në përpjekje për të justifikuar dështimet e politikave në Britani.