Connect with us

Kronike

Shtëpia e barit…/ Kush është shqiptari i arrestuar (EMRI)

Një tjetër shqiptar i arrestuar në Britaninë e Madhe pasi ishte kapur në një shtëpi kanabisi. Mediat britanike raportojnë se në dëshminë e tij, shqiptari ka pohuar se në ‘fabrikën’ prodhonte drogën e klasit B.

Klajdi Vraja, 20 vjeç, u kap më 7 tetor gjatë një kontrolli të policisë britanike në një banesë në Lupton Road. Brenda shtëpisë u zbuluan rreth 800 bimë me vlerë rreth 1.6 milionë paund.

Duke u paraqitur para Gjykatës së Kurorës së Oksfordit të premten në mëngjes, Vraja, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B.

Vraja para sallës së gjyqit, i veshur me tuta gri, foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij, ndërsa nuk pranoi akuzat. Gjyqtarja Maria Lamb e la atë në paraburgim për t’u rikthyer në gjykatën e kurorës në dhjetor, kur parashikohet se ai mund të dënohet.

Advertisement