Connect with us

Politike

“Si dole më e votuara në burg”, Sara Mila-Besart Xhaferrit: Nuk i di ethet e garës, e ke marrë falas karrigen

Deputetja e re socialiste Sara Mila, i është drejtuar deputetëve të opozitës me ironi, kur ata kërkuan që në Kuvend të mbahej një seancë normale.

Deputetja e qarkut të Elbasanit tha me ironi se Parlamenti është në funksionim normal, pasi gjithnjë kështu ka qenë, ‘ju shkatërroni, këta punojnë”, tha ajo.

“Për çfarë normaliteti po flisni se mua më duket krejt normale kjo gjë? Që kur kam qenë e vogël këtë normalitet kam parë. Këta flasin, ofendojnë, akuzojnë, dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe në seancën për programin. Ne ishim përgatitur. Këta na e shkatërruan këtë mundësi”, tha Sara Mila.

Më tej ajo iu përgjigj dhe pyetjeve të deputetit të ri të PD, Besart Xhaferri. Ai i tha se duhet të tregojë sesi doli më e votuara nga votat e të burgosurve.

“Si dole më e votuara e burgut?”, tha ai.

“Jam pak e çuditur por dhe pak e zhgënjyer nga Besarti se mendova se do sillte standard tjetër. Ai është listëmbyllur dhe nuk i di ethet e garës, e ke marrë falas karrigen. Kam vetëm një këshillë, mos merr leksione nga Noka dhe Bardhi, se e para s’di ta bësh, dhe e dyta  mirë është mos ta bësh”, iu përgjigj ajo.

Advertisement