Connect with us

Politike

Siguria kibernetike, ministri Balla viziton Departamentin për Teknologjinë dhe Informacionin së bashku me ambasadorin britanik

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, së bashku me ambasadorin britanik Alastair King-Smith vizituan mjediset e reja të Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin të Policisë së Shtetit, ku ruhet baza e të dhënave, e cila është financuar nga Mbretëria e Britanisë së Madhe, nëpërmjet projektit të forcimit te sigurisë kibernetike për Policinë e Shtetit.

Sipas Ministrit Balla siguria kibernetike dhe bashkëpunimi me partnerët është me rëndësi për të mundësuar qëndrueshmërinë e sistemeve tona ndaj sulmeve kibernetike.

“Jemi shumë mirënjohës Qeverisë Britanike për këtë mbështetje të rëndësishme që erdhi menjëherë pas sulmit kibernetik, shënjestër e së cilit ishte edhe Policia e Shtetit dhe sistemet e saj elektronike. Gjej rastin të falënderoj edhe ekspertët, të cilët kanë punuar ngushtësisht me stafet e Policisë së Shtetit, jo vetëm për të rikthyer të gjitha shërbimet, por edhe për të ngritur mbrojtjen kibernetike brenda Policisë së Shtetit në një nivel tjetër, sipas standardeve më të mira europiane”, deklaroi Balla.

 

 

Ekspertët e IT-së shpjeguan se ambientet e Datacenter-it garantojnë siguri të lartë. Çdokush që hyn apo del regjistrohet, jo vetëm me kohën por shoqëruar edhe me foto të personit.

Ministri e cilësoi bashkëpunim me qeverinë britanike të shkëlqyer, duke veçuar atë për luftën kundër migracionit ilegal, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që është ofruar.

“Në fakt Shqipëria dhe Britania e Madhe janë dëshmi e qartë se kur dy vende vendosin të bashkëpunojnë fuqimisht me njëra-tjetrën për të përballuar sfida, rezultatet janë të dukshme. Kemi arritur një rezultat që do ta quaja historik, sa i përket sfidës së përballjes me migracionin e paligjshëm dhe jam shumë i sigurt që do të kemi po ashtu rezultate të shkëlqyera. Do të vazhdojmë të kemi, sepse kemi pasur, edhe në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj tjetër të krimit, duke shkëmbyer mes palëve informacione të vlefshme në këtë përballje dhe në këtë luftë”, tha kreu i Ministrisë.

Ambasador Britanik në Shqipëri Alastair King-Smith tha se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit ndihmon për rritjen e sigurisë në dy vendet.

“Për ne mbrojtja kibernetike është një gjë thelbësore, ndaj jemi shumë të lumtur të vazhdojmë këtë bashkëpunim të fortë”, nënvizoi ai.

“Përpjekja e PSH çdo ditë në punën e vetë është të fitojë besimin e qytetarëve, sepse vetëm kështu rritet bashkëpunimi i tyre, e kështu zbulojmë çdo vepër kriminale. I nxis qytetarët që të informojnë Policinë e Shtetit mbi çdo lloj paligjshmërie dhe ti garantoj që PSH do t’i trajtojë të gjitha të dhënat që vijnë nga qytetarët me besnikëri dhe do t’i adresojë e vendosë para ligjit të gjithë ata që thyejnë ligjin ose që kryejnë vepra të ndryshme penale!”, apeloi ministri Balla.

Politike

‘Qeveria Rama “njësh” me krimin’/ Gazetari italian: Drejtësia duhet të hetojë deklaratat e Ahmetajt

Gazetari italian dhe njëkohësisht autori i reportazhit në RAI3, Giorgo Mottola ka zbërthyer detajet që implikojnë qeverinë shqiptare me krimin e organizuar.

Mottola ka theksuar se deklarata e bërë nga ish zëvendëskryeministri Ahmetaj janë shumë të rënda dhe tejkalojnë imagjinatën sa i përket depërtimit të mafies në qeverinë shqiptare.

Është thellësisht, tronditëse deklaratat e Ahmetaj në lidhje me ndikimin mafies në qeverinë shqiptare dhe deklarata e tij është përtej imagjinatës, kam hasur prova të ndryshme të depërtimit dhe influencës së mafies.

Ahmetaj ka qenë krahu i djathtë i tij për shumë vite, kjo deklaratë të cilën shpresoj që drejtësia në Shqipëri të hetoj më tepër është tronditëse por deri tani është fjala e Ramës kundër Ahmetaj. Por Rama po tenton të minimizojë akuzat dhe mos legjitimimi i burimit nuk është përgjigja e duhur por të mos harrojmë që Ahmetaj ka qënë zëvendësi i tij.

Në fakt takimi me Ahmetajn bëhej fjalë për një bisedë mes gazetarit dhe politikanit i cili fshihej në Zvicër dhe mundësia e ekspozimit të Ahmetajn ishte shumë komplekse por ai u tregua i guximshëm që pranoi të më takonte.

Unë kam deklaruar se jam një gazetar dhe Ahmetaj e dinte shumë mirë që ai kishte përballë një investigues sa i përket situatës së politikës në Shqipëri”, tha Mottola per SYri tv.

Continue Reading

Politike

Analisti: Rama kërkoi të manipulonte gazetarin italian, por ai i tha se është autokrat

Analisti Genc Burimi tha se pjesa e dytë e investigimit të emisionit ‘Report’, në RAI3 tregoi sesi gazetari italian, Giorgio Mottola nuk  devijoi aspak për ti bërë pyetjet përkatëse Edi Ramës, po ashtu për t’i treguar epitetet që kryeministrit i janë vënë bazuar nga mënyra sesi po e qeveris vendin e tij.

I ftuar në Syri Tv, Burimi u shpreh se Rama u mundua ta merrte me të mira gazetarin, por pa rezultat.

“E patë sesi Rama shpresonte që këtë ndeshjen e kthimit ta kthente në avantazh i doli prej hundësh. Në asnjë moment gazetari nuk u tundua nga provokimet, jo balta, jo gënjeshtrat dhe në një moment që mbaj mend nga kjo intervistë është kur ai i thotë Ramës ‘ju jeni si një autokrat’.

Ashtu si media publike franceze edhe media italiane i vë të njëjtin epitet Ramës, autokrat. Rama kujtonte se po e merrte me të mira por harronte që televizioni publik është i paprekshëm” tha Burimi.

Continue Reading

Politike

‘Rama kreu i mafies’/ Gazetari: Godina e Kryeministrisë është marrë me qira nga krimi

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me Luftar Hysën, të akuzuar nga mediat meksikane dhe ato kanadeze si pastrues i parave të kartelit të Sinaloas.

Çollaku theksoi se sipas deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj, Rama i takon mafiozët në zyrë, ku bën mbledhje me ta.

Kur flitet për kartelin ‘Sinaloa’ që është karteli meksikan, i cili dërgon në ShBA çdo vit, 25% të kokainë, flasim për miliarda euro. Karteli i ‘El Chapos’. Ky zotëria që shkruajnë edhe mediat kanadeze dhe meksikane që është në botën e pastrimit të parave me kazino, ndërtimi dhe histori të tjera penale, hyn në zyrën e kryeministrit një herë me libër një herë me lulelakër, dhe në fund i jep kazino dhe ajo që deklaroi zoti Ahmetaj, ai takon mafiozët në zyrë, bën mbledhje me ta. Godina e kryeministrisë është marrë me qera, paradite punojnë zyrtarët publikë, pasdite punojnë ata që bëjnë agjendën e tyre, mafiozët. Shkojnë në Këshillin në Ministrave, ulen me kryeministrin që është kryeministri i mafizove, kreu i bordit të mafias në Shqipëri, vëllai i të cilët po hetohet edhe në Gjermani dhe në Shqipëri dhe nuk duhet të kenë aspak kompleks zotërinjtë dhe zonjat e SPAK që hetimi pasuror duhet të nisë edhe për zotërinë në kuadër të ligjit antimafia”, tha Çollaku për Syri tv.

Continue Reading

Politike

‘Po minohet demokracia’/ Lidhjet e politikës me krimin, zbardhet kërkesa e PD për mocion me debat në Kuvend

Grupi Parlamentar i PD-së i drejtuar nga Gazment Bardhi ka depozituar kërkesën në Kuvend për një mocion me debat përsa i takon lidhjeve të politikës me krimin. Kërkesa vjen pas shfaqjes së pjesës së dytë të dokumentarit mbi Shqipërinë në emisionin investigativ Report në RAI3, ku ndër të tjera ishte edhe një deklaratë e ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili nga arratia akuzonte kryeministrin Edi Rama se kishte takuar në zyrën e tij përfaqësues të mafies.

Në kërkesën e depozituar thuhet se mbështetja që individet me rekorde kriminale i japin kandidatëve apo partive politike nuk vjen aspak falas. Gazment Bardhi thekson se pikërisht lidhjet e krimit me politikën po minojnë demokracinë në vend, ndërsa kanë ulur besueshmërinë e qytetarëve te institucionet publike.

“Kontrata me krimin dikton detyrimin e funksionarëve që zgjidhen a emerohen në funksione publike, që më pas të krijojnë lehtësira për kompanitë e këtyre individëve apo familjarëve të tyre për të përfituar tendera publike, konçesione, leje, liçenca dhe favorizime të ndryshme nga paratë apo pasuritë e taksapaguesve shqiptarë.

Në disa raste këta individë rezultojnë të përfshirë drejtperdrejtë si pronarë apo administratorë të këtyre kompanive.

 

 

Raportet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë OSBE/ODIHR, flasin për lumenj parash që kalojnë të pakontrolluara nëpër duart e kryetarëve të partive dhe kandidatëve të tyre gjatë proçeseve zgjedhore.

Një tjetër formë që krimi ka zgjedhur për të vazhduar të ruajë pozicionet e tij të forta në politikë është edhe vendosja në listat e kandidatëve të personave anonimë, miq apo të njohur të tyre.

Për shkak të mbështetjes nga krimi, këta individë ia kanë dalë të marrin më shumë vota se politikanë me karriere të gjatë politike, si ish-kryeministra, ish-ministra, ish-kryebashkiakë, ministra dhe deputetë në detyrë”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Në vijim, Bardhi shprehet se faktet provojnë se sa thellë ka depërtuar krimi në jetën politike të vendit duke u shndërruar në një kërcënim serioz për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut.

“Kriminalizimi i jetës politike dëmton rëndë besimin e qytetareve tek institucionet publike dhe përbën një regres të theksuar në marrëdhëniet e shtetit shqiptar me partnerët e saj ndërkombetare, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe Bashkimin Evropian.

Qytetaret shqiptare duan dhe meritojnë politikanë me integritet të lartë, pa rekorde kriminale në të kaluaren e tyre dhe pa kontakte me elementë të krimit te organizuar. Është absurde të mendohet që një gjyqtar a prokuror shkarkohet nga detyra nëse ka kontakte me elementë të krimit të organizuar, ndërsa një deputet, ministër a kryetar bashkie jo vetëm nuk mund të vazhdojë qetesisht detyrën e tij, por mund të mbeshtetet te këta individe për të garantuar fitoren e një mandati të ri”, shprehet Bardhi.

Continue Reading

Politike

Propozimet e PD për reformën e pronës dhe të përndjekurit/ Basha: Ja çfarë do bëjmë në 2 vitet e para të qeverisjes

Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar propozimet e kësaj force politike për reformën e pronës dhe të përndjekurit.

Prezantimi i programit është bërë nga Gjergji Hani, Besart Logu dhe Kristina Kaso, të cilët ishin pjesë e grupit të punës që ka hartuar propozimet për zgjedhjet e ardhshme politike.

Në Kuvendin Programor, Basha e cilësoi përmbushjen e reformës së pronës si “dita e parë e shqiptarëve të lirë, është dita e parë e Shqipërisë europiane.”

“Marrim përsipër brenda 2 viteve të para të qeverisjes tonë, krijimin e obligacionit për pronarët me vlerën e plotë të tregut për të gjithë pronat e shpronësuara të regjimit komunist të pagueshme çdo vit në masën 1/20, të tregtueshme që nga moment i emetimit, emetimi me vlerë të plotë i obligacionit të shtetit shqiptarë për të gjithë pronarët e shpronësuar të Shqipërisë.

 

 

Për të gjihë ata të shpronësuar nga regjimi komunist, për të gjithë ata që e shohin por nuk e prekin dot pronën për shkak të 7501, për të gjithë ata të cilët pronën e kanë parë të zënë e të zhvilluar gjatë procesit të ndërtimeve informale, me një të rënë ne do të marrim përsipër jo vetëm barrën financiare të konsiderueshme por dhe zgjidhjen e problemit të titujve sipas parimit kush e ka e gëzon, kujt i është zënë do të shpërblehet me vlerën e tregut me obligacionin shqiptar për pronarët.

Dita kur ky akt, kur kjo reform e munguar do të përmbyllet, është dita e parë e Shqipërisë së zhvilluar, është dita e parë e shqiptarëve të lirë, është dita e parë e Shqipërisë europiane”, u shpreh ndër të tjera kryetari i PD Basha në fjalën e tij në Kuvendin Programor.

Propozimet e programit të PD për Reformën e pronës dhe të përndjekurit:

– Rishikimi teresor i Ligiit 133/2015 “PER TRAJTIMIN E PRONËS DHE PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË KOMPENSIMIT TE PRONAVE” dhe akteve nënligjore ne zbatim.

– Hartimin e një kuadri ligjor te konsoliduar që do te ndërtoje nje skemë efektive në lidhje me zbatimin e vendimeve të ish komisioni dhe të ish agjencisë te Kthim Kompensimit te Pronave, të cilat perbejne titull ekzekutiv.

– Rishikimin e bazës së të dhënave të deritanishëm të krijuar nga ATP.

– Koordinimi me gjykatat sa i takon rasteve të vendimeve të ndryshuara.

– Heqja e taksave dhe tarifave administrative/gjyqësore në procedurat e shpronesimit. Nje hap qe do të lehtësoje procesin për ish-pronaret dhe do të heqë barrat financiare të panevojshme nga supet e tyre.

– Respektimin e të drejtave të palëve të treta në mirëbesim për vendimet përfundimtare. Ne vazhdim Pronari duhet të ketë prioritet mbi palët e treta në keqbesim apo mirëbesim për cështjet qe jane në proçes dhe per ceshtje qe do te lindin në të ardhmen.

– Rregullimi i kuadrit ligjor për kërkesat ende te pa trajtuara. Trajtimi i cili do te behet sipas ligjit te kohes se aplikimit.

– Rregullimi i kuadrit ligjor në lidhje me rastet e interesit publik në mënyrë të qartë dhe shteruese, duke u përcaktuar rastet e interesit publik dhe duke sqaruar se jo çdo interes kombëtar apo lokal mund te justifikoje një shpronesim.

–              Krijimine një data base të vendinmeve përfundimtare sipas Ligjit të Pronës;

–              ” Rishikimin e hartës së vlerës, e cila të jetë unike për të gjitha rastet që trajtohen;

–              ” Përcaktimin e saktë të faturës financiare për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare;

–              Kthimi fizik i plotë i pronës;

–              Kompensimi fizik me një tokë tjetër në vlerë të njëjtë.

–              Konsolidimi i fondit të tokave për kompensim fizik duke konsideratë edhe fondin e tokave të kaluara në inventar të pushtetit lokal; si dhe pronat e konfiskuara per efekt të ligjit antimafia përfshirë dhe rastet e kontratave PPP apo koncensioneve korruptive.

–              Kompensim me vlerë tregu të pronës së pakthyeshme përmes obligacionit shtetëror të emëtuarvetëm për këtë qëllim.

–              Thjeshtëzim i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës.

Të përndjekurit

1 . Pajisja me status të përndjekjes politike, të të gjithë atyre që u pushkatuan, burgosën apo internuan për bindjet e tyre politike;

2 . Statusi i të përndjekurit politik të përfshihet si vlerë financiare me të njëjtin vlersim që gëzon statusi i ish ushtarakut;

3 . Zgjatja e afateve të shqyrtimit të mbi 2000 dosjeve të prapambetura që kanë mbetur të pavlerësuara nga Ministria e Drejtësisë.

4 . Mbështetja dhe promovimi i Institutit të të Kujtesës dhe Studimeve të Krimeve të Komunizmit, në bashkpunim me arkivat e ish Sigurimit të Shtetit, me qëllim bashkërendimin e punës së institucioneve dhe organizatave që trajtojnë të shkuarën komuniste në mënyrë që të ndikojë në rritjen e vetëdijes së përbashkët ndaj të shkuarës komuniste dhe pasojave të saj .

5 . Rishikimi i teksteve shkollorë, mbi baza shkencore e arkivore, të dhëna statistikore, që do të mundësojë një qasje rreale të brezit të ri, me të shkuarën tonë të afërt.  Qasje kjo që do ti përmbahet storicizmit, duke përjashtuar cdo interpretim ideologjik të fakteve historike.

6 . Promovimi i “Librave të Ndaluar”, apo akordimi i një fondi të posacëm për grumbullimin e dorshkrimeve në version digital për këto vepra që nuk u botuan kurrë për shkak të censurës së rregjimit komunist ndaj autorëve që vuajtën nëpër kampe-burgje komuniste apo u vranë për shkak se kundërshtuan versionin unik të interpretimit të rrealitetit, të imponuar nga rregjimi komunist.

7 . Rishikim i ligjit për të drejtën e informimit ndaj të kaluarës komuniste.

8 . Ligj i plotë për Lustracionin mbi pastërtinë e figurës publike të cdo funksionari.

9 . Krijimi i Muzeut Kombëtar të kujtesës së krimeve të Diktaturës Komuniste.

10 . Krijimi i një fondi nderi duke rishikuar emërtimet e shkollave, rrugëve e shesheve apo godinave publike, duke u dhënë atyre emrat e personaliteteve të shquara të kulturës, patriotizmit e kontributeve sociale, të cilët kanë qënë pre e regjimit komunist.

11 . Ngritja në Tiranë e një memoriali për dëshmorët e lirisë së ndërgjegjies të vrarë gjatë regjimit diktatorial komunist.

12 . Kthimi në Muze të Kujtesës se kampeve burg të Spacit, Qafë Barit e atij të Tepelenës, në mënyrë që e shkuara e errët të shërbejë si paralajmërim për brezat që vijnë se : “Kur vetëdija e një populli fle, historia e tij pjell përbindësha”.

13 . Rishikimi i vlerës së dëmshpërblimit të të burgosurve politikë, që ndonëse ishin dënuar me heqje lirie, u detyruan me anë të dhunës, e në shkelje qoftë me ligjet e kohës, ti nënshtroheshin punës së detyruar që ishte sa e dhunshme po aq dhe çnjerzore.

14 . Rikthim të dinjitetit të mohuar ndaj të përndjekurve politikë duke i dëmshpërblyer ata brënda mandatit të parë.

15 . Brënda mandatit të parë do të përmbyllet dëmshpërblimi i plotë për këdo që është gjallë nga të përndjekurit, duke ndjekur kriterin e moshës

16 . Subvencionim nga ana e shtetit në shërbimet shëndetësore për moshën e tretë të të përndjekurve

politikë.

17 . Kthimi i banesave e pronave të konfiskuara, aty ku është e mundur, ose konvertimi ekonomik i tyre me vlerën aktuale të tregut.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING