Connect with us

Aktualitet

Sistemi Italian në Shqipëri për qëndrueshmërinë dhe Axhenda

Në kuadër të edicionit të këtij viti, i planifikuar në periudhën ndermjet 22 shtatorit dhe 8 tetorit,
Ambasada Italiane në Tiranë ka organizuar – me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe
Turizmit, të Ministrisë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Bashkinë e Tiranës – side event "Sistemi
Italian në Shqipëri për qëndrueshmërinë dhe Axhenda 2030" një nismë transversale me
qëllim nxjerrjen në pah të disa prej aktiviteteve kryesore dhe praktikave më të mira të zbatuara
nga entet publike, OJQ-të dhe ndërmarrjet italiane aktive në Shqipëri në favor të temave
strategjike si qëndrueshmëria e mjedisit, ekonomia qarkulluese, arsimi dhe edukimi për mënyra
jetese të shëndetshme që respektojnë mjedisin dhe shoqërinë në të cilën jetojmë.

Gjatë një paneli që zgjat rreth një orë, Ambasadori Italian Fabrizio Bucci do të ilustrojë nismat
e fundit të ndërmarra nga Ambasada Italiane në Tiranë për një "shndërrim të gjelbër" i cili do të
përfundojë në fund të vitit.

Do të pasojë prezantimi i fushatës së re të komunikimit nën kujdesin e AICS Tirana "Planete",
20 histori dhe raste suksesi të sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm të cilët nga Veriu në Jug të
vendit kontribuojnë në ndryshimin e komuniteteve lokale në rrugën e tyre të integrimit
evropian falë nismave të bashkëpunimit të financuara nga Qeveria italiane në Shqipëri.
Objektivi i fushatës – e cila do të përfundojë me një event te rëndësishëm të Sistemit Itali, pranë
Muzeut Kombëtar Shqiptar nga data 15 deri më 25 nëntor p.v. – është promovimi i njeriut si
aktor kryesor në proceset e zhvillimit të qëndrueshëm. Nga ky këndvështrim, të shpëtosh
Planetin do të thotë të krijosh cikle të virtytshme ekonomike para së gjithash për komunitetet
dhe për shumë gra e burra të përfshirë në nisma bashkëpunimi të financuara nga Italia.

Paneli do të përfundojë me prezantimin e zyrës së shkollave të Ambasadës mbi disa nga
projektet arsimore në vazhdim mbi çështjet mjedisore dhe dëshmitë e drejtpërdrejta të dy
realiteteve të virtytshme italiane, që janë sisteme operuese në Shqipëri si Green Recycling dhe Eco Tirana, të
cilët do të shfaqin disa përvoja të drejtpërdrejta mbi përfitimet ekonomike dhe aspektet sociale
të një ekonomie të shëndetshme rrethore si në kontekstin e partneriteteve konstruktive midis
publikut dhe privatit ashtu edhe në diversifikimin e proceseve formuese dhe të punës në favor
të përfshirjes të ndërmarrjeve më të vogla dhe të përfshirjes sociale të kategorive të
pafavorizuara.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *