Connect with us

Aktualitet

Sistemi jashtë funksionit në Portin e Sarandës dhe në…

Sulmet kibernetike kanë krijuar kaos në hyrje-daljet e vendit. Sistemet në Aeroportin e Rinasit, Kakavijë dhe Kapshticë janë rikthyer mëngjesin e sotëm në normalitet.

Mirëpo në sistemin në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës e në Portin Detar të Sarandës nuk funksionon që nga e shtuna. Shërbimi për kontrollin e kalimtarëve drejt Greqisë po bëhet në mënyrë manuale, por problemet kanë qenë të pakta pasi nuk ka pasur fluks të shtuar. Edhe në pikën doganore të Hanit të Hotit në vijon ende qe të jetë jashtë funksionit. Teknikët janë duke punuar për rikthimin e sistemit TIMS.

Prej dy ditësh pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK”. Dje, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit.

Advertisement