Connect with us

Politike

Situata është sfiduese, por jemi përgatitur sipas skenareve

Gati testet e shpejta, parapaguam për vaksinen antiCOVID, vendi ynë do ta ketë sapo ajo të jetë e disponueshme.

“Situata është sfiduese, por jemi përgatitur sipas skenareve të paracaktuar, me 1600 shtretër duke përfshirë edhe spitalet rajonale për përballimin e situatës”, deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojet Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë një komunikimi me gazetarët në Kryeministri.

Manastirliu theksoi se testimet janë rritur me 4 herë dhe gjithashtu po punohet për aksesimin e testeve të shpejta të antigenit me qëllim zgjerimin e kapaciteteve aktuale të testimit.

“Po punojmë dhe jemi në procedurë prokurimi për futjen e testeve të shpejta antigene për të rritur aksesina aktual të testimit dhe gjurmimit”, tha Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë tha se është parapaguar për blerjen e vaksinës Covid nëpërmjet instrumentit COVAX të aleancës Gavi dhe vendi ynë do ta ketë sapo ajo të jetë e disponueshme.

“Nëpërmjet instrumentit Covax kemi parapaguar 3,9 milion euro për të siguruar vaksinën Covid duke porositur 1 milion e 140 mijë doza” tha Manastirliu.

Manastirliu tha se Shqipëria është vlerësuar nga raportet ndërkombëtare gjë që tregon për përmirësimin e indikatorëve shëndetësor në vend falë investimeve dhe trajtimeve të ofruar falas për qytetarët.

“3 raporte të rëndësishme ndërkombëtare kanë vlerësuar sismtein shëndetsor shqiptar në vitet e fundit. “The Lacnet” ka vlerësuar sistemin shëndetësor shqiptar me 70 pikë duke kryesuar vendet e rajonit për efektshmërinë e trajtimit mjekësor. Blomberg’s Global Health Index ka rënditur Shqipërinë në 50 vendet me popullatën më të shëndetshme në botë. Global Health Security Index rendit Shqipërinë në vendin e 39 ndër 195 vende për përgatitjet e përballimit të pandemisë” tha Manastirliu.

 

Manastirliu ka deklaruar se për vitin 2020 në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë alokuar 25 milion euro fonde shtesë dhe 5 milion euro grante të cilat janë përdorur për përballimin e epidemisë së Covid 19.

Mbështetja për strategjinë e përballjes me Covid19, ka mbështetur është fokusuar në: Mbrojtjen dhe mbështetjen financiare të personelit mjekësor, shpërblimet e bonusit prej 1000 euro dhe 500 euro për stafet në vijën e parë të luftës anti COVID ku kanë përfituar 550 mjekë, 1.130 infermierë, 134 epidemiologë dhe 754 staf mbështetës, duke financuar 7 milion euro për ketë vit e kjo mbështetje do të vazhdojë, sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale për stafet mjekësore. Investimet në rritjen e kapacitetit të sistemit shëndetësor, një flotë e re prej 36 autoambulancash të reja do të shtohet Urgjencës Kombëtare për të siguruar shërbime më të shpejta dhe shërbime në banesë për rastet e trajtimit të qytetarëve me covid. Rritëm dhe po forcojmë kapacitet spitalore me pajisje mjekësore për fuqizimin e spitaleve Covid dhe spitaleve rajonale, siguruam  terapit e mjekimit me medikamentet sipas protokolleve të shërbimeve spitalore të njëjta me vendet e tjera pa asnjë mungesë”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës saj Manastirliu nënvizoi se që nga vitit 2013, buxheti i shëndetësisë është rritur me 55.36 %, duke shtuar se rritja e pagave me 40% eshtë një mbështetje historike për mjekët e dhe infermierët.

“Buxheti total për shëndetësinë do rritet në 2021 me 8.25% krahasuar me 2020 dhe 55.36% krahasuar me 2013. Politikat tona kanë ndërthurur politikat e rritjes së pagave, incentivat fianciarë si dhe krijimin e kushteve të punës dinjitoze për ta. Prej vitit 2013 janë rritur me 27% pagat e mjekëve dhe infermierëve dhe me buxhetin e ri 18 mijë personel shëndetësor do të përfitojnë 40% rritje page, rritja me e lartë historike dhe njëkohësisht një sfidë ku po përballen shumë vende  të mbajtur mjekët në vend”, tha Manastirliu

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *