Kosova

S’jap dorëheqje, ikim në zgjedhje/ Kurti bën ofertën e re

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se është i gatshëm që t’i japë votat e partisë së tij për të shkuar në zgjedhje të reja, siç ka theksuar, nëse dëshiron opozita, si edhe ka bërë të ditur se nuk do të jap dorëheqje.

“Unë kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme mund ta bëjmë me 2\3 e kuvendit shpërndarjen e parlamentit dhe të shkojmë në zgjedhje”, – deklaroi Kurti.

“Jemi njerëz të arsyeshëm e të kuptueshëm edhe mund të caktojmë data bashkë me opozitën, por dorëheqje nuk mund të jap” – potencoi kryeministri. Nëse opozita është rehat, shtoi ai, “ne jemi edhe më rehat”.

“Pra, ne po qeverisim mbarë e mirë dhe këto janë arritje. Jemi rehat në punën që bëjmë, pra vetëm nëse opozita do zgjedhje ne jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpërndarjen e kuvendit, por nuk ka pse të rrëzohet qeveria”, potencoi kryeministri, duke theksuar:- “Të shkojmë në zgjedhje të reja me shpërndarjen e kuvendit, qeveria nuk ka pse të rrëzohet kur është e mbarë dhe e mirë”.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, duke komentuar ofertën e kryeministrit Albin Kurti, për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka thënë se pas shumë dështimesh e mashtrimesh, ai i dha vetes “puthjen e Judës”, i cili ishte një nga dymbëdhjetë dishepujt fillestarë të Jezusit, por që e tradhtoi atë)”.

Këto komente, Tahiri i bëri përmes një postimi në Facebook, pasi që të enjten kryeministri Kurti u tregua i gatshëm që t’ua jap votat e subjektit të tij politik opozitës për të rrëzuar qeverinë që ai drejton, rrjedhimisht të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

“Me dështime, mashtrime, duke prishur marrëdhëniet me Amerikën e duke krijuar psikozë të rrejshme të luftës, Albin Kurt i dhe vetes ‘puthjen e Judës’, i dha opozitës votat për ta vet-rrëzuar qeverinë, gjë që hap rrugën e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë” – theksoi Edita Tahiri.

TRENDING

Exit mobile version