Horoskopi
Sjelljet e secilës shenje të Horoskopit, që tregojnë se marrëdhënia me të po ftohet
Më poshtë do ju përshkruajmë disa sjellje që mund t’i vini re tek partnerët tuaj apo njerëzit e afërt dhe nëse kjo ndodh, nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Me të vërtetë do të thotë që marrëdhënia juaj, të paktën nga ana e tyre, mund të jetë duke u ftohur, por kjo është thjesht një shtysë që të afroheni më shumë dhe të mundoheni ta kapërceni së bashku këtë situatë.
Ndërkohë, këto janë të gjitha shenjat që secila shenjë mund të bëjë, kur marrëdhënia juaj është duke u ftohur:
Dashi
Për ta është shumë e thjesht të dallohet, një Dash aktiv dhe energjik nuk mund të ulet në divan me telekomandën në dorë dhe të mos lëvizë tërë ditën, apo më keq akoma, të qëndrojë i ngjitur pas telefonit, pa arsye, në rrjetet sociale. Këto janë shenja se ai ka humbur interesin e tij nga romanca juaj dhe lidhja është drejt krizës.
Demi
Nëse partneri juaj Demi ha çdo gjë që gjen para, pa i kushtuar shumë vëmendje, vishet mekanikisht pa i kushtuar rëndësi, përgjigjet me një “po” ose “jo” të thatë dhe thjesht nuk gjen kënaqësi në asgjë që e gëzonte dikur, atëherë diçka është gabim.
Binjakët
Frazat si “më lër të qetë” apo “dua kohë të mendoj” janë të çuditshme kur shqiptohen nga një Binjak komunikues, që diskuton me ju qoftë edhe për temën më të parëndësishme. Filloni të shqetësoheni më shumë kur ai ulet në një cep duke i ngulur sytë diku dhe nuk flet.
Gaforrja
Humori i tij intensiv, i kombinuar me problemet me stomakun për shkak të orareve të çrregullta të vakteve ose ngrënies së ushqimit të padëshiruar, janë shenja serioze. Megjithatë, ajo që duhet t’ju shqetësojë menjëherë janë justifikimet që ai bën për të mos ardhur herët në shtëpi.
Luani
Është shumë e lehtë të kuptosh se diçka nuk shkon me Luanët. fillimisht ecin pa thënë asnjë fjalë, ofendohen nga gjëja më e vogël, qëndrojnë në errësirë, qoftë në shtëpi apo jashtë dhe veshin rroba të errëta, pa asnjë aksesor.
Virgjëresha
Nëse shihni se Virgjëresha juaj sistematike dhe e organizuar shpesh shpërqendrohet, harron punët dhe detyrimet bazë, ose nuk shqetësohet nëse gjithçka në dhomë është e rregullt dhe me shkëlqim, atëherë filloni ju të shqetësoheni.
Peshorja
A ju duket normale që Peshorja juaj e ëmbël dhe paqësore të bëhet e egër, të jetë argumentuese, të mos bëjë kompromise dhe të mos pranojë këndvështrimin e askujt (më shumë tuajin), duke u sjellë si shef? Këto janë shenjat, shenjat që dicka “mban erë”.
Akrepi
Nëse Akrepi juaj nuk ka më interes për seksin dhe nëse e bën, ai e bën atë si një punë e përditshme dhe në të njëjtën kohë ai ka filluar të humbasë lekët sikur nuk ka të nesërme, atëherë diku brenda vetes ai ndjen një boshllëk të madh që po përpiqet të mbushë dhe ju duhet të veproni shpejt.
Shigjetari
Është shumë e çuditshme që një Shigjetar të jetë i fiksuar pas detajeve, të pajtohet me gjithçka në shtëpi që i duket e gabuar dhe të bëjë mekanikisht gjithçka në jetën e përditshme, pa kurrëfarë kënaqësie. Akoma më alarmante është kur ai humb sensin e humorit dhe nervozohet me ngacmimet më të pafajshme. Kini kujdes!
Bricjapi
Fakti që diçka nuk shkon me Bricjapin mund të shihet në parim nga mënyra se si ai i qaset punës së tij: ai vonon, mashtron dhe kërkon mënyra për të siguruar jetesën. Më pas, ai është krejtësisht indiferent ndaj shtëpisë, detyrimeve dhe harron premtimet që ka bërë. Nëse, nga ana tjetër, ai përpiqet t’ju bindë të shkoni diku që duhet të shkoni vetëm sepse nuk është në humor, kjo është qershia mbi tortë.
Ujori
Meqenëse Ujori nuk është një person që i shpreh emocionet, ka shumë të ngjarë që do ta keni të vështirë të kuptoni se diçka nuk shkon në marrëdhënien tuaj. Shenja numër 1 është se ai bëhet shumë egoist, deri në atë pikë sa të bezdiset dhe nuk i intereson asgjë, përveç nevojave të tij. E dyta është se ai qëndron shumë shpesh me miqtë e tij, duke mos u kujdesur se ku shkon dhe çfarë bën.
Peshqit
Agresiv, ironik dhe fyes. Ky nuk është padyshim mashkulli juaj Peshk që mërzitet për gjënë më të vogël, largohet dhe kthehet natën vonë i penduar. Këto sjellje, duhet vërtetë t’ju shkaktojnë shqetësim të madh!