Bota
S’ka fund! Kreu i OBSH-së paralajmëron krizë tjetër globale: Jemi lodhur ne, por jo virusi
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësi, Tedros Adhanom Ghebreyesus iu ka bërë thirrje të gjithve të vazhdojnë të “luftojnë” me Covid-19. Sipas tij, bota nuk duhet të mbyllë sytë para virusit dhe të shpresojë që ai do të largohet një ditë, por duhet ketë kujdesë ndaj infektimit.
Gjithashtu, shefit i OBSH-së, ka thënë se kjo nuk do të jetë kriza e fundit globale e shëndetit publik. Kur të mbërrijë kriza e radhës, duhet që bota të jetë e përgatitur. Sipas tij, një vaksinë është urgjente për të vënë nën kontroll pandeminë, por ajo nuk do të mund të luftojë problemin në rrënjët e tij.
‘Ne mund të jemi lodhur nga Covid-19, por virusi nuk është lodhur me ne. Ai ka në shënjestër ata me shëndet të dobët. Por, ka në shënjestër edhe dobësi të tjera po ashtu: pabarazinë, ndasinë, mohimin, injorancën. Ne nuk mund të negociojmë me të dhe as nuk mund të mbyllim sytë me shpresën se ai do të largohet vetë një ditë- tha shefi i OBSH-së.
Një studim i publikuar së fundmi thotë se vaksina anti-Covid-19 e krijuar nga kompania ‘Pfizer’ me qendër në Nju York dhe ‘BioNTech’ mund të parandalojë që më shumë se 90% të njerëzve të preken nga Covid-19. Pas publikimit të rezultateve zbuluesit e përshkruan atë si një ‘ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin’. Sipas mediave të huaja, vakisna është testuar tek 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqur probleme apo efekte anësore.