Kosova
S’ka paqe në Forumin e Paqes në Paris
Komentatori i politikës së jashtme, Miroslav Stojanoviç, duke folur për doalogun Kosovë-Serbi, tha se tani shtrohet pyetja nëse propozimi i Bashkimit Evropian për formimin e Unionit të Komunave Serbe, për të cilin Brukseli thotë se është i balancuar, u është dorëzuar palëve mbi bazën “merre ose lëre” apo nëse i ishte lënë mundësia e rishikimit.
Ai rikujton se i dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka përmendur 15 modele të ndryshme të autonomisë që ekzistojnë në Evropë, të cilat mund të aplikohen.
Ai thekson gjithashtu se duhet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i Beogradit në lidhje me propozimin e BE-së, nëse pala serbe do të insistojë që ajo që është rënë dakord në vitin 2013 të mos çmontohet, sepse atëherë do të futemi në një situatë, ku do ketë kaos nga marrëveshjet e arritura më parë.
“Deri më tani Beogradi ka qenë i bindur se nuk do ta pranojë krahinën jugore serbe si shtet të pavarur. Por njerëzve që jetojnë atje, pavarësisht nëse janë serb apo shqiptarë, duhet t’u sigurohet një lloj sigurie, që në asnjë situatë të mos ketë fusha të minuara politike, qofshin edhe targa për automjetet. Se normalizimi është i rëndësishëm dhe nëse ka vullnet të mirë si në bashkësinë ndërkombëtare ashtu edhe në Beograd dhe Prishtinë, do t’i lejonte njerëzit të mendojnë për të nesërmen. Tani situata është jashtëzakonisht e pasigurt për të gjithë dhe kjo është gjëja më e keqe. Në situata të tilla gjithmonë mund të ndizen zjarre të vogla që kthehen në një zjarr më të madh” – thekson Stojanoviç
Ai u shpreh se ka qenë dhe mbetet i bindur se nyja e Kosovës nuk mund të pritet të zgjidhet brenda natës dhe se është e vështirë të gjendet një zgjidhje, sidomos për shkak të pozicioneve të largëta të Prishtinës dhe Beogradit.