Connect with us

Aktualitet

Skadoi ultimatumi për Bashën/ Flamur Nokës e deputetëve ‘pro Berisha’ i mbyllen dyert e PD! Deputeti: Si burg i sigurisë së lartë! Bardhi: Grupi kriminal B9 s’futet më në seli, demokratët po

Flamur Nokës e deputetëve ‘pro Berisha’ i mbyllen dyert e PD! Bardhi: Grupi kriminal B9 s’futet më në seli, demokratët po

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me mbylljen e dyerve të selisë së PD.

“Në godinë e PD në ambientet e brendshme të saj po kryhen punime. Nuk ka nevojë me ardhur me trokit në dyer e PD për ta provuar. Dyert e partisë nuk do qëndrojnë të mbyllura. Do shikoni që në selinë qendrore të PD po shtohen ambientet punës se koha e llafeve ka përfunduar më 18 dhjetor. Institucionet e partisë janë në betejë me regjimin e Ramës. Selia Qendrore e PD ka qenë është dhe do vijojë të jetë e hapur për çdo demokrat ët sakrificave që punon për PD dhe do jetë gjithmonë e mbyllur për çdo trafikant droge që në çdo shëtitje në selinë e PD ka qenë në krah të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij. Aktet e dhunës, nuk janë akte që i shërbejnë demokratëve, por forcimit të regjimit të Ramës. Lejohet të futet çdo demokrat në seli, por rëndësi ka të mos shoqërohen me trafikantë. Grupi kriminal B9 nuk futet më në selinë e Partisë Demokratike”, tha Bardhi.

Bardhi: Show. Kemi konfirmuar dhe dje sikundër është fakt i njohur se në godinën e PD po kryen punime. është fakt, nuk ka nevojë të vini dhe të trokisni. Dyert e Partisë nuk do qëndrojnë të mbyllura. E sigurtë është që do të futeni brenda dhe do të shikoni se po shtohen ambientet e punës, koha e llafeve ka mbaruar më 18 dhjetor. Disa kanë beteje për karrige. Selia e PD ka qënë është dhe do të vijojë të jetë e jhapur dhe e mbyllur për çdo trafikant droge.

Bardhi: Kush tha nuk është lejuar Noka? Nëse vjen te dera e nuk njofton, administratën. Po kryen punime. Unë marr në telefon kur vij në seli dhe nënkryetarët që marrin, kush ka dëshirë të vijë të punojë. Thanë do të bëjmë axhendën, kanë 4 muaj që nuk vijnë në parlament. Të vijnë por të mos shoqërohen me trafikant, grupi G9 të mos vijë. Nuk thashë për deputetët, thash që cdo deputet është i lirë të futet. As është ndaluar. Lajm i mirë ishte që disa prej kolegëve ndryshe nga shëtitjet turistike ishin të pashoqëruar nga ana që shkelmojnë.

Pyetja: A mund të na tregoni faturat

Bardhi; Patjetër, cdo gjë bëhet transparente. televizioni juaj i ka shumë problem faturat, kërkoni faturat për mitingut luksoz të 11 dhjetorit.

Pyetja: Me cilën kompani po bëhen punimet?

Bardhi: Unë jam sekretari i PD, nuk merrem as me llaç, as me bojë dhe as me tulla

Lulzim Bashës i skadoi afati i ultimatumit që Sali Berisha i kishte vendosur për të liruar selinë e PD dhe për të lënë lidershipin. Ndërsa në PD nuk u shfaq thuajse asnjë lloj lëvizje gjatë gjithë ditës, mbështetësit ‘pro Berishës’ kanë shkuar pas mesditës në selinë blu. Edhe pse prej ditës së djeshme dyert e PD ishin të kyçura, një grup i Komisionit të Rithemelimit , me në krye Flamur Nokën, kanë tentuar të hapin çdo derë, por e kanë gjetur atë të mbyllur.

Ndonëse e konsideroi selinë blu si një burg të sigurisë së lartë dhe e krahasoi atë më një “Alkatraz modern”, Noka tha se Basha tregoi edhe një herë se është peng i Ramës dhe se në protestën e 8 janarit godina e ‘blinduara dhe bunker’ e PD do të kthehet në shtëpinë e lirë të demokratëve, ndërsa siguroi se kjo protestë do të jetë paqësore.

Sali Berisha i dha ultimatum Bashës që të lironte zyrën deri më 5 janar në të kundërt do të shkojë në ‘shtëpinë e demokratëve’, por kryedemokrati i është përgjigjur duke ‘fortifikuar’ më tej selinë, duke i paraprirë një sulmi të mundshëm. Ndërkohë më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së’. Është publikuar edhe slogani i kësaj ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’. Protesta është planifikuar të nisë në orën 12:00 para selisë së PD.

Ditën e djeshme, përplasja mes Berishës dhe Bashës arriti kulmin, teksa kryedemokrati artikuloi akuza të rënda ndaj Berishës që nuk i kishte përmendur më parë. Sipas Bashës, Berisha bën biznes dhe pastron para me trafikantët e drogës të shpallur “Non Grata” nga Britania e Madhe. Basha nuk përmendi emra konkret, por foli për pjesëtarë të një organizate kriminale B9, me të cilët thotë se Berisha dhe familja e tij bëjnë biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash si dhe ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojërat e fatit.

Kujtojmë se krahas betejës fizike për selinë, Berisha dhe Basha kanë nisur edhe një betejë në gjykatë, për legjitimimin e statuteve. Sali Berisha ka dërguar në gjykatë për konfirmim statutin që miratoi në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, ndërsa në gjykatë për konfirmim ka dërguar edhe Lulzim Basha statutin e ndryshuar të PD-së, ndonëse 5 muaj më vonesë. Konflikti në PD nisi në 9 shtator 2021, ditën kur Lulzim Basha, pas një ultimatumi nga SHBA, pezulloi Sali Berishën si anëtar të grupit parlamentar të PD-së, për shkak se ishte shpallur non grata për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë.

Flamur Noka tha se selia e PD-së është kthyer në një burg i sigurisë së lartë pasi janë kyçur dyert e blinduar dritaret. Ai tha se ky Alkatraz modern më datë 8 do të kthehet në shtëpinë e lirisë dhe se protesta e demokratëve do të jetë paqësore.

“Edi Rama i ka krijuar kushtet e një burgu të sigurisë së lartë për të vetëburgosur pengun e tij Lulzim Basha, si mënyra më e mirë për t’i zgjatur jetën e pushteti. Rama nuk mundet kurrë të burgos shpirtin e  lirë të demokrateve. Data 8 do të jetë data kur demokratë do të marrin frymë lirisht jo nga burgu i Alkatrazit, por nga shtëpia e lirisë. Më datë 8 në mënyrë paqësore do të rimarrin burgun e  sigurisë së lartë dhe ta kthejmë në shtëpinë e lirisë. I ka mbyllur dyert dhe ka blinduar dritaret, Alkatrazi nuk mund të jetë shtëpia e demokratëve. Deri më sot ka patur afat për të zbatuar parimin nr 1 të demokracisë, votën e shumicës. Nga data 8 sovrani e kthen këtë godinë nga Alkatrazi në shtëpinë e lirës”, tha Noka.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *