Aktualitet
Skandal i madh bankar/ Mashtrim me kreditë e klientëve, dy banka të nivelit të dytë nën hetim

Pas skandalit që po hetohet për një bankë të huaj e cila rezulton se ka dhënë kredi personave të cilët nuk kanë firmosur por që iu është marrë karta ID e në bashkëpunim me punonjës brenda bankës, kanë filluar hetimet për dy banka të tjera.
Mësohet se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës po hetojnë dy banka, ku kreditë e klientëve ripërpunohen me një sistem të sofistikuar nga brenda bankës, duke iu marrë paratë nga llogaritët e tyre, ku klientët në mirëbesim nuk i kanë kontrolluar llogaritë, por punonjëse të bankës në bashkëpunim me ID profesionistë, kanë rrëmbyer shuma të konsiderueshme.
Për punonjësit e një dege banke burimet tregojnë se janë përgatitur fletëarrestet.

