Politike
Skandali i pagesave për e-albania/ Rama bën thirrje: Denonconi hajdutët

Kryeministri Edi Rama njofton se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të ndryshme, mund t’i drejtohen zyrave të bashkive dhe njësive administrative në çdo qytet për të marrë asistencë falas.
Ai thekson se çdo subjekt privat, si noterë, avokatë apo zyra të tjera, që kërkojnë pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania, janë duke shkelur ligjin dhe mund të denoncohen pranë institucioneve përkatëse, duke u ekspozuar deri në heqjen e licencës.
Qytetarët ftohen të përdorin shërbimet publike pa pagesë dhe të shmangin çdo abuzim.
“Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të caktuara, mund t’i drejtohen në çdo qytet zyrave të bashkive, si dhe njësive administrative përkatëse, për të marrë shërbimin e kërkuar, FALAS.
Çdo subjekt privat (noter, avokat apo zyrë tjetër) që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e licencës”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

