Bota
Skandali në Greqi – Këngëtarë të famshëm, avokatë e kryetar bashkie, të implikuar në rrjetin e shpërndarjes së kokainës
Qindra emra dhe adresa të personash të njohur e të famshëm janë në duart e Prokurorisë në Atika të Greqisë, pas shkatërrimit të bandës që shpërndante kokainë në vila e apartamente në Ekali, Kifissia, Kolonikos dhe Voula.
Sipas “Protothema”, klientët e showbizit bënin një takim me “zonjën e bardhë” disa blloqe larg shtëpisë së tyre, për të marrë lëndën narkotike.
Me personave të implikuar janë këngëtarë, atletë, biznesmenë, kryetar bashkie e avokatë.
Ata janë paraqitur në dosjen e prokurorisë, ndërsa paguanin nga 70 deri në 100 euro për të blerë “vijat e bardha”. Klientët përdornin parulla të tilla si “beqare”, “zonja”, “një minutë”, “dy byrekë të rrumbullakët”, apo “një paketë cigare”.