Connect with us

Aktualitet

SKANDALOZE/ “Striscia la Notizia” fut në kurth mashtruesit e call center-ave në Tiranë. Avokati i rremë: Paguaj 250 euro që të marrësh paratë e humbura

Emisioni invesigativ italian “Striscia la Notizia”, ka mbërritur në Shqipëri këtë herë. Tema e emisionit të mbrëmjes së djeshme, ka qenë pikërisht mashtrimi përmes call-center-ave, viktimat e të cilëve, janë shumcia italianë.

Duke marrë denoncime të shumta nga mjekë, qytetarë dhe italianë të ndryshëm, emisioni me gazetarin Riccardo Trombetta është drejtuar për në Tiranë, duke mbërritur pikërisht në zyrat e një call-centeri, nga ku kryhet çdo mashtrim, duke u shtirur si një zyrë ‘rikuperimi parash të humbura’. Në filmim, shihet edhe një nga vajzat e Burimeve Njerëzore të call-centerit, e cila i shpejgon ‘operatorit’ të ri se si funksionon puna.

“Ka persona që marrin edhe 1000 euro në muaj,”– dëgjohet të thotë vajza.

Por, gazetarët italianë, nuk ndalen me kaq. Pikërisht Trombetta është shtirur si një person që ka humbur  paratë në ‘bonifico’ dhe ka kërkuar ndëhmë nga ky call center. Ai është marrë në telefon dhe me të është ndjekur e njëjta procedurë si me çdo klient tjetër.

Fillimisht, klienti ankohet dhe tregon se sa para ka humbur. Ai lë të gjitha të dhënat personale, në faqen me emër firtrecovery.ltd dhe më pas, operatori, në bashkëpunim me një nga bankat e vendit, siguron shkresën me paratë e humbura. Paratë, supozohet që bllokohen në llogari, dhe vetëm kur klienti të paguajë ‘speset’, shpenzimet që kërkon procedura, mund t’i tërheqë.

Por, kjo gjë nuk ndodh kurrë! Në momentin që klienti sqarohet për procedurën, i kalohet në telefon edhe një ‘avokat’. Më pas, kërkohet depozitimi i parave, 250 eurove. Në këtë mënyrë, klienti, nuk ka fituar asgjë nga ato që ka humbur, por ka humbur edhe 250 euro të tjera.

SHIKO EMISIONIN E PLOTË

Burimi/dosja.al

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

TRENDING