Kronike
Sollën kallashnikovin nga Korça me autobus, arrestohen dy të rinj në terminalin juglindor
Një 27-vjeçar dhe një 28-vjeçar janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kishin sjellë nga Korça në kryeqytet një armë zjarri kallashnikov.
Arrestimi i tyre u bë në Tiranë në terminalin jug-lindor të autobusëve pas informacioneve që policia mundi të sigurojë përmes rrugëve informative, ndërsa arma ishte mbështjellë me batanije dhe ishte futur në një çantë të madhe. Dy të rinjve iu gjet me vete edhe një thikë buke, ndërsa iu sekuestruan edhe tre aparate celular.
Nga Korça dy shokët erdhën me autobus të linjës. Akoma nuk dihet arsyeja e sjelljes së armës në Tiranë, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen. Arma do të dërgohet në laborator për ekspertizë, për të parë nëse është përdorur në krime të tjera.