Bota

Sot 1 vit luftë/ Më 24 shkurt Rusia nisi pushtimin në Ukrainë

Sot shënohet 1 vit nga fillimi luftës në Ukrainë. Ishte mbrëmja e 23-24 shkurtit 2022 kur filloi pushtimi rus. Gjatë këtyre 365 ditëve të përgjakshme, gjërat kanë ndryshuar shumë por ukrainasit nuk janë dorëzuar. Një mesazh në këtë ditë e përcolli edhe Volodymyr Zelenskyy për përvjetorin e parë të luftës duke thënë me bindje se ky do të jetë viti i fitores. •Kina kërkon armëpushim dhe fund të luftimeve në Ukrainë duke kërkuar që të mbahen të sigurt centralet bërthamore dhe t’i jepet fund kërcënimeve për sulme bërthamore. •Në dokumentin për zgjidhjen e krizës ukrainase, të strukturuar në 12 pika nga Ministria e Jashtme kineze, sugjerohet “të përmbahen sulmet ndaj civilëve dhe strukturave civile”. •Lëvizja agresive e presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën në orët e para të 24 shkurtit 2022 e ktheu kohën pas, duke shkatërruar rendin botëror të pasluftës. •Evropa po përjeton frikën e një përsëritjeje të Luftës së Dytë Botërore, SHBA dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut u detyruan të kthehen në “botën e vjetër” duke rishikuar prioritetet e tyre, superfuqive në zhvillim iu kërkua të zgjidhnin një anë.

TRENDING

Exit mobile version