Politike
Sot u prezantua drafti, ja cilat janë disa nga risitë e Kodit të Ri Penal

Ditën e sotme është prezantuar drafti i Kodit të ri Penal i hartuar nga një grup ekspertësh dhe i udhëhequr nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi. Kodi i ri Penal bën një riformatim të sistemit të drejtësisë, duke e nisur nga përforcimi i mbrojtjes për të miturit, e deri te goditja e kriminalitetit të sofistikuar.
Gjatë fjalës së tij, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi tha se qëllimi është modernizimi i legjislacionit dhe përshtatja e tij me zhvillimet sociale, teknologjike e fenomenet e reja të kriminalitetit. Ai shtoi se duhet një kalim nga një sistem që fokusohet në ndëshkim drejt një sistemi që promovon riparimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e autorit të krimit.
Sipas Rakipit, një tjetër arsye që çoi në nevojën e një Kodi të Ri Penal është edhe harmonizimi me aktet ndërkombëtare, direktivat e BE-së dhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Gjithashtu ai tha se për hartimin e këtij drafti është kryer një studim i boshllëqeve në kodin aktual, praktikave gjyqësore vendase dhe standardeve ndërkombëtare.
Më poshtë disa nga risitë e Kodit të Ri Penal:
Drejtësia Restauruese
Dispozita të posaçme për riparimin e dëmit të shkaktuar viktimës.
Ridimensionim tërësor i sistemit të dënimit penal, duke vendosur kritere objektive për caktimin e dënimit nga gjykata duke shmangur arbitraritetin dhe zbatimin preferencial të ligjit penal;
Shtimi i llojeve të dënimeve alternative të dënimit me burgim për vepra penale të lehta, si dhe i dënimeve plotësuese;
Përcaktimi i përgjegjësisë penale për mbajtjen e lëndëve narkotike sipas sasisë dhe llojit të lëndës.
Kriminalizimi i veprave të reja:
Terrorizmi kibernetik, trafikimi i armëve, evazioni fiskal i sofistikuar, krimet kundër mjedisit etj.
Trafikimi i armëve të printuara 3D, numërtimi i rremë i armëve dhe ndërhyrja në numërtimin e tyre
Veprat penale në fushën e prokurimit publik dhe konfliktit të interesit.
Ofrimi i ushqimit të pasigurtë, mashtrimi me produktet ushqimore, paraqitja e rremë të produktit ushqimor
Punësimin e paligjshëm të shtetasve të huaj apo pa shtetësi
Falsifikimi i mjeteve të pagesës cash dhe jo cash, mjeteve matëse, numrave të mjeteve motorike
Pengimi i drejtësisë, keqdrejtimi i organeve procedurës për autorin e krimit, ndikimi me dhunë në mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, përdorimi i dhunës gjatë hetimeve, ndikimi në pavarësinë e gjykatës, konflikti i interesit të avokatit dhe mosparaqitja në seancë, dhënia e një vendimi në keqbesim
Vrasja me pëlqimin e viktimës, shkaktimi vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit, porosia për të kryer vrasje
Dekriminalizimi:
Heqja e disa veprave të vjetruara nga lista e veprave penale.
Përkufizime të reja:
Përcaktim dhe përkufizim i nocioneve që i kanë munguar legjislacionit shqiptar në vite, duke reduktuar boshllëqet dhe paqartësinë që mund të haset në praktikë në praktikë;
Njehsimi i terminologjisë së Kodit;
Saktësimi i nocioneve juridike duke krijuar kushtet për zbatim korrekt dhe uniform të ligjit penal, si lidhja shkakësore, mosveprimi, tentativa, mbrojtja e nevojshme.
Përputhshmëria me Acuqis e BE-së:
Përafrimi i akteve të Bashkimit Evropian të cilat përcaktojnë kriminalizimin e sjelljeve, veprimeve ose mosveprimeve të cakturara në mënyrë që Kodi i ri Penal të jetë pjesë integrale e procesit të aderimit të Shqipërisë në BE.
Parashikimi i instituteve të reja të cilat kodi në fuqi nuk i parashikon, si dhe korrektimi i instituteve aktuale të cilat kanë shfaqur probleme gjatë zbatimit si:
Formimin e përgjegjësisë penale si faji dhe lidhja shkakësore me mosveprim, gabimi në fakt, gabimi në ligj, konkurrimin e veprave penale;
Tentativën për përcaktimin e kufijve të zbatimit të këtij instituti si dhe mekanizmin për zbutjen e dënimit;
Përcaktimin e formave shtesë të bashkëpunëtorëve dhe mekanizmit të dënimit për bashkëpunëtorët sipas rolit që kanë në kryerjen e veprës penale;
Dënimet penale (shtimi i dënimeve plotësuese dhe masave plotësuese) dhe përcaktimi i mekanizmit për caktimin e dënimit, dhe ndikimi i rrethanave lehtësuese dhe rënduese në masën e dënimit;
Rregullimi i ndikimit të institutit të kryerjes së veprës penale më shumë se një herë dhe recidivizmit në caktimin e masës së dënimit penal;
Rregullimin e përgjegjësisë penale dhe dënimet për personat juridikë në kod;
Shtim dhe saktësim të listës së rrethanave që përjashtojnë nga përgjegjësia penale autorin e një fakti penal;
Kemi për herë të parë të parashikuar institutin e lajthimit (gabimit) në faktin që përbën vepër penale, si dhe listimi i pasojave të tjera që buron nga kryerja e veprës penale.
Masat edukative për të miturit
Rikonceptim i trajtimit të të miturve;
Sigurojnë/garantojnë zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror të të miturit;
Llojet: këshillimi; mbikëqyrja e veçantë nga prindi, prindi birësues ose kujdestari, mbikëqyrja në përkujdesje alternative dhe vendosja në një institucion të përkujdesjes edukativo–korrigjuese;
Në caktimin e tyre merren parasysh një sërë faktorësh dhe Masa më e rëndë edukuese – aplikohet si alternativë e fundit;;
Një rol qëndror i jepet Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, strukturave përkatëse të mbrojtjes së fëmijës në nivel vendor apo çdo organi tjetër kompetent;
Së bashku me masat gjykata mund të cakton një/disa detyrime të veçanta ndaj të miturit, kur kjo është e domosdoshme për arritjen e qëllimit të masës, si kërkimi i faljes, dëmshpërblimi, ndjekja e rregullt e procesit arsimor, të mos frekuentojë vende të caktuara, të mos kontaktojë persona të caktura etj.
Ndërthurja e elementit material me atë procedurial
Harmonizohen natyrshëm, elementët material dhe ato procedurial penal;
Rritje e standardit të efektivitetit të ligjit;
Plotësim në mënyrë tërësore i instituteve të së drejtës;
Me objektivin për të konsoliduar lidhjen midis tyre si parakusht për kuptim dhe zbatim të drejtë të ligjit, si kusht për sukses në luftën kundër kriminalitetit.
Viktimat e veprave penale
Rritet nivelin i mbrojtjes për viktimat e veprës penale, duke ofruar më tepër garanci për to;
Viktima ka të drejtë të ankimojë vendimin gjyqësor (që pranon zëvendësimin e dënimit me burgim me një alternative të tij dhe lirimin para kohe me kusht), si mekanizëm shtesë kontrolli gjyqësor ndaj organeve proceduese;
Ridimensionohet kompensimi i viktimës së veprës penale për një mbrojtje efektive të saj.
Ndërthurja e elementit material me atë procedurial
Harmonizohen natyrshëm, elementët material dhe ato procedurial penal;
Rritje e standardit të efektivitetit të ligjit;
Plotësim në mënyrë tërësore i instituteve të së drejtës;
Me objektivin për të konsoliduar lidhjen midis tyre si parakusht për kuptim dhe zbatim të drejtë të ligjit, si kusht për sukses në luftën kundër kriminalitetit.
Të miturit
Mbrojtje e posaçme për të miturit;
Dënim i rëndë i çdo veprimi kriminal të drejtuar ndaj tyre;
Saktësim i përgjegjësive të personave që duhet të kujdesen për ta;
Prioritizohet rehabilitimi dhe riintegrimi i të miturve të përfshirë në krim, duke harmonizuar në këtë mënyrë qëllimet dhe përcaktimet me Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, dhe ligjet e tjera për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.
Personat juridike
Adresohet në mënyrë të përshtatshme përgjegjësia penale dhe mënyra e dënimit të personave juridikë;
Në përputhje me nevojën për të luftuar kriminalitetin e këtyre subjekteve
Në përputhje me modelin që ofron praktika evropiane.
Përcaktimi i saktë i zbatimit të ligjit penal mbi këto entitete dhe kriteret konkrete të përcaktuara në projekt krijojnë mundësi reale që organet proceduese ta godasin në mënyrë efektive krimin e organizuar.

