Connect with us

Aktualitet

SPAK operacion në Tiranë, Elbasan dhe Durrës! Arrestohet zv/ drejtori i burgut të Bradasheshit, Martin Musaj!

Tirane- Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar po vijon në disa qytete të Shqipërisë.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se po ekzekutohen disa urdhërarreste në Tiranë, Elbasan, Durrës të cilat me kërkesë të SPAK janë firmosur nga GJKKO.

Mes të arrestuarve është Zv drejtori i Burgut Bradashesh, Martin Musaj pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan.

Mes personave që është firmosur urdhërarrest është dhe për Pajtime Fetahun, ish gjyqtaren e gjykatës së Elbasanit të shkarkuar nga vetingu”Janë lëshuar shumë urdhërarreste” informon gazetarja e Shqiptarja.com dhe Report Tv, Keti Banushi.

Ndërkohë ndaj Pajtimet Fetahut është firmosur masa e sigurisë ‘arrest shtëpie”

Advertisement