Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | A do shkojë Serbia drejt një Revolucioni?

Forcat e policisë kanë shpërndarë protestuesit e mbledhur në qendër të Beogradit, në protestën e shtatë përmes së cilës opozita serbe kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Serbi. Më shumë se 30 demonstrues u arrestuan, kurse opozita akuzoi qeverinë për dhunë gjatë shpërndarjes së demonstruesve. Incidentet filluan kur përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan të hynin në ndërtesën e Kuvendit Komunal, në mënyrë që t’iu adresoheshin qytetarëve nga ballkoni i Kuvendit. Ata shtyn derën, por nuk arritën të hynin, pasi u parandaluan nga policia. Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritave të ndërtesës. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Advertisement