Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Amendamenti serb për të penguar Kosovën në KiE

Në prag të Samitit të radhës të Këshillit të Evropës, Serbia po e synon futjen e një amendamenti, nëpërmjet të cilit do të bëhet thirrje për respektimin e sovranitetit të shtetit, në përpjekjen për ta stopuar ecurinë e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë. Porse në këtë iniciativë, Serbia nuk ka gjetur mbështetje te shumica e shteteve anëtare, e këtë e ka pranuar edhe shefi i diplomacisë serbe Serbisë i është prapësuar një propozim nga shumica e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, për ta përfshirë në deklaratën e Këshillit të Evropës një paragraf, në të cilin bëhet thirrje për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, Moldavisë, Gjeorgjisë e shteteve të tjera.Këtë Serbia e ka bërë si vazhdimësi e përpjekjeve për ta penguar avancimin e Kosovës, pasi aplikacioni i saj u miratua në agjendën e komitetit të ministrave. Deklarata, pa përfshirjen e propozimit serb, pritet të miratohet në samitin e radhës të Këshillit të Evropës, që mbahet më 16 e 17 maj, e në të cilin Ukraina do të jetë tema kryesore. Në Qeveri kanë thënë se Serbia nuk ka propozuar amendament porse e ka synuar keqpërdorimin e një propozimi të tillë të shteteve të tjera, duke e amandamentuar tekstin fillestar. “Në fakt, Serbia nuk ka propozuar një gjë të tillë, por ka synuar keqpërdorimin e një propozimi të tillë të shteteve të tjera duke amandamentuar tekstin fillestar. Duke pasur parasysh koordinimin tonë të ngushtë me vendet partnere, ne kemi qenë në dijeni në kohë reale mbi këto zhvillime dhe Serbia në fund e ka humbur edhe këtë betejë, sepse për vendet anëtare ka qenë shumë e qartë që pretendimet e saj nuk përkojnë me realitetin dhe një organizatë e rëndësishmë si Këshilli i Evropës nuk mund t’i pranojë ato”, tha zëvendësministri i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti. Një ditë para samitit, përfaqësues nga shoqëria civile, që funksionojnë në kuadër të Këshillit të Evropës, folën për ndryshim të rrethanave në raportet e Serbisë me vendet e tjera anëtare, shkaku i Kosovës.

Advertisement