Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | BE i “ngec” Asociacionin Kosovës/ Vjosa Osmani i del kundra Albin Kurtit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për dallimet që ka me kryeministrin Albin Kurti rreth procesit të dialogut me Serbinë. Ajo ka treguar se është munduar ta bind kryeministrin Albin Kurti që Kosova ta shkruaj draft-statutin e Asociacionit, por nuk ia ka arritur. Në një interviste për emisioni “Click” në RTV21, ajo ka thënë se argument e saj për këtë çështje nuk i janë dukur bindëse kryeministrit, raporton Nacionale. Shefja e shtetit ka thënë se Kosova se bashku me SHBA-në është dashur ta hartojnë një draft të saj në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Advertisement