Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | BE nuk i heq sanksionet

Për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet përmbushur kërkesat e deklaratës së 3 qershorit, e cila, asokohe, qe injoruar në plotni nga autoritetet kosovare – e ku saktësisht boria e prospektit të sanksionimit të Kosovës ishte mëse e zëshme. Kështu ka bërë të ditur sërish zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media. Qeveria e Kosovës, e merr të mirëqenë se masat e BE-së “duhet hequr” ngaqë Kosova ka përmbushur një pjesë të konsiderueshme të marrëveshjes së Bratisllavës mes Zv/Kryeministrit, Besnik Bislimi dhe Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak. BE, megjithatë, ka bërë të ditur se ndonëse ajo është dakordësim i rëndësishëm, për heqjen e sanksioneve duhet kthyer ca më shumë prapa në kohë: më 3 qershor. Çfarë po ndodhë dhe si i dolën gabim llogaritë qeverisë? Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i quajti “të padrejta” masat e BE-së, teksa u shpreh i bindur se heqja e tyre duhet të pasojë me doemos për shkak të zbatimit të Marrëveshjes së Bratisllavës: përgjysmimi i pranisë së njësive speciale në dhe afër komunave, si dhe formimi i një Grupi Punues për hartimin e një udhëzuesi administrativ për shkarkim të kryetarëve legal ndonëse legjitimë. Zëdhënësi i BE-së, në anën tjetër, la të kuptojë se kjo është larg të qënit e mjaftueshme ndonëse për t’u mirëpritur. Stano risolli në vëmendje deklaratën e 3 qershorit.

Advertisement