Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | BE qartëson Kurtin – Marrëveshjet do zbatohen

Për një kohë relativisht të gjatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka insistuar që marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut në Bruksel, që lehtësohet nga BE-ja, të nënshkruhen. Përkundër këmbënguljes, ndërkombëtarët kanë qartësuar që marrëveshja është ligjërisht obliguese edhe pa nënshkrim. Madje, ShBA-ja këmbënguljen e Kurtit e kishte quajtur “shpërqëndruese”. Një përgjigje rreth nënshkrimit të draft-statutit të Asociacionit, që ishte kërkesë po ashtu e Kurtit, erdhi dje nga lehtësuesi, pra BE-ja. ShBA-ja dhe BE-ja janë në një mendje në lidhje me çështjen e nënshkrimit të marrëveshjeve. Por çka tha BE-ja dje? Në një intervistë për Express-in, dje Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjeve nuk është i nevojshëm.

Advertisement