Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Chollet nuk vjen vetëm në Kosovë/ Personi pas Biden që e shoqëron

Dje u raportua se Derek Chollet, nënsekretar i sapoemëruar në Departamentin e Mbrojtjës së ShBA-së, pritet të qëndrojë në Kosovë ditëve në vijim. Bashkë me të, u raportua, se do të vijë në Kosovë edhe numri dy i Këshillit të Siguisë Kombëtare (NSC), një nga institucionet më të rëndësishme të Amerikës, ndonëse emri i tij nuk u bë publik. Gazeta Nacionale, megjithatë, mëson se shoqëruesi i Chollet për në Kosovë do të jetë Jonathan Finer, zëvendës i Jake Sullivan, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të ShBA-së, Joe Bide. Por çka dihet deri tash? Dje Klan Kosova raportoi se me 30 dhe 31 korrik, në Kosovë pritet të qëndrojnë dy diplomat të rëndësishëm amerikanë. Përtej kësaj, pak gjëra dihen publikisht, përveç faktit se kjo është një nga vizitat më të rëndësishme të një delegacioni amerikan në këto muajt e fundit. Nacionale merr vesh nga burimet e saj që dy diplomatët amerikan do të fokusohen në çështjet e sigurisë, përfshirë nevojën për shtensionim në veri dhe zbatimin e marrvëveshjes së rrugës drejt shtensionimit në këtë pjesë të Kosovës. Tutje, Nacionale ka kuptuar që dy diplomatët do të analizojnë garancionet e Qeverisë Kurti për shtensionim dhe do të kërkojnë që shtensiomi të ndodh sa më shpejt që të jetë e mundur. Temë e diskutimit pritet të jetë edhe biseda në lidhje me marrëdhënien e ShBA-së më Kurtin, më saktësisht për “tensionet” në këto marrëdhënie. Për nga funksioni, dy diplomatët janë figura që fokusohen në debatet mbi çështje të sigurisë. Finer është dora e djathtë e Sullivan, që është këshilltari kryesor i Bidenit për siguri kombëtare, një nga fushat që ShBA-ja i jep shumë rëndësi. Në fakt, Sullivan është një nga njerëzit më të besuar të Biden, ndërsa dyshi i tij, pra Finer, pritet të takojë Kurtin

Advertisement