Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Cili do te ishte modeli ideal per Kosovën?

Pas shumë presioneve ndërkombëtare dhe pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit, tashmë në tavolinën e dialogut në Bruksel po diskutohet për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Drafti i propozuar nga Ekipi Menaxhues në takimin e 2 majit është refuzuar kategorikisht nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kreu i ekzekutivit kosovar ka dalë me një vizion të vetin për themelimin e Asociacionit të bazuar në modelin kroat. Ambasadori britanik, Nicholas Abbott e ka nxitur që të dalë me një draft të bazuar në modelin që Kurti ka përzgjedhur. Por a mund të funksionoj një model i tillë në Kosovë dhe me karakteristikat që ka Kosova. Lidhur me këtë ekskluzivisht për Gazetën Express ka folur ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç. Ai ka thënë se është e vështirë të flitet për një model ideal të rregullimit të jetesës së komuniteteve, megjithatë thotë se modeli kroat është dëshmuar të jetë funksional dhe i qëndrueshëm për komunitetet që jetojnë në të njëjtën hapësirë. “Është e vështirë të flitet për një model ideal të jetës së komuniteteve të ndryshme, pasi asgjë në jetë nuk është ideale. Megjithatë, modeli kroat është dëshmuar të jetë funksional dhe i qëndrueshëm për komunitetet që jetojnë në të njëjtën hapësirë”, ka thënë Stipe Mesiç për Gazetën Express.

Advertisement