Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Durimi i diplomacisë perëndimorë merr fund/ Blindohen kërkesat për Serbinë dhe Kosovën

Të dërguarit perëndimorë që do të vijnë nesër në Kosovë e Serbi, do t’i kërkojnë Kosovës dhe Serbisë që “të angazhohen shumë më seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”. Uashingtoni, Parisi dhe Berlini po llogarisin në vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së dhe në përputhje me rrethanat do t’i bëjnë presion kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiqi, që të kthehen në tryezën e bisedimeve. Ngjarjet e fundit në Kosovë, të cilat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike atmosferën, do t’i detyrojnë vizitorët të kërkojnë veprime konkrete: që Beogradi të dënojë fuqishëm dhe pa mëdyshje incidentin e fundit të armatosur, si dhe që të dyja palët të angazhohen shumë më seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, shkruan Demostat duke iu referuar burimeve nga qarqet diplomatike perëndimore. Po të njëjtat burime citohet të kenë thënë se “pesëshja e madhe” vijnë në Prishtinë e Beograd me “kërkesa dhe afate specifike”, si dhe për të “prezantuar pasoja specifike nëse refuzojnë zbatimin e marrëveshjes”. Të shtunën, fillimisht në Prishtinë, e më pas në Beograd, do të mbërrijë një grup prej pesë të dërguarve – Miroslav Lajçak, në emër të Bashkimit Evropian, Gabriel Escobar (SHBA), Emmanuel Bon (Francë), Jens Plotner (Gjermani) dhe Francesco Talo (Itali). Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i tha agjencisë Beta se ata po shkojnë në bisedime =me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç, “me pritshmëri të qarta që të dyja palët të vazhdojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe të zbatojnë detyrimet e tyre pa vonesë dhe pa kushte”.

Advertisement