Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | E premte, vendoset fati i Albin Kurtit dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kohë deri nesër që t’u përgjigjet kërkesave të emisarëve të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak me të cilët u takua mbrëmë. Aktualisht, është thënë se “ka sfida” në marrëdhëniet ndërmjet shefit të qeverisë dhe bashkësisë ndërkombëtare. Çfarë do të vendos Kurti? Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian i kanë sjellë edhe një herë në Prishtinë diplomatët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak në përpjekjen e radhës për ta shuar sërish zjarrin që u ndez në veri rreth dy muaj pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e kishin arritur një marrëveshje, për ndërkombëtarët, historike. Escobar dhe Lajçak mbrëmë e patën një takim të gjatë dhe të vështirë me Kurtin, nga i cili kërkuan tri gjëra: qetësimin e situatës në veri (që nënkupton edhe tërheqjen e kryetarëve nga objektet komunale për të punuar në zyra alternative), mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialog. Sot u takuan edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe me liderët e partive opozitare. Escobar tregoi sot në një takim me gazetarë se Kurti ka dy ditë afat që të pajtohet ose jo me propozimet e ndërkombëtarëve. “Duhet të merremi vesh për këtë sot dhe nesër sepse të premten unë dhe Lajcak duhet t’u raportojmë eprorëve tanë se a ishim të suksesshëm apo jo”, tha ai. Diplomatët në një takim me gazetarë ka thënë se “kemi disa sfida në marrëdhëniet me kryeministrin”.

Advertisement