Connect with us

Aktualitet

Speciale – E premtja e zezë me 12 viktima

E premte, 21 korrik 2023. Gazetari i kronikës së zezë, qëndronte me telefonin në dorë teksa njoftim pas njoftimi nga grupet e policisë së qarqeve informacionet për ngjarje të rënda, ngarkoheshin edhe më tej. Tringëllima e fundit në telefon do të ishte në orën 23:53 minuta, kur një mesazh nga policia e Tiranës, njoftoi edhe për viktimën e 11 të së premtes, të se premtes së zezë. Në ato pak orë gjumi të bëra, mëngjesin do t’ia rëndonte më tej një tjetër njoftim, i cili informonte edhe për viktimën e 12, e lidhur me një nga aksidentet automobilistike të një dite më parë. Ngjarja më e rëndë e 21 korrikut do të njoftohej nga policia e Elbasanit në orën 20:48 minuta, ku zyrtarisht thuhej: Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrfikësit, ku ka rezultuar se: Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më. Gjithashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Advertisement