Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Energjia në Kosovë/ Goditja e radhës për qytetarët

Një numër i madh i qytetarëve janë ankuar gjatë ditëve të fundit se kanë marrë fatura të energjisë elektrike me çmime tepër të larta në krahasim me muajt e kaluar. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, duke përfshirë këtu edhe nga partitë opozitare në vend. Çka deklaruan ata? Qytetarët i janë drejtuar KEDS-it për faturat e larta të energjisë elektrike për këtë muaj, derisa më vonë, ky institucion doli me një reagim. “Rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrikë për ngrohje. Konsumimi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kËh në muaj faturohet me tarifë më të lartë, ashtu siç paraqiten në çdo faturë te konsumatorëve. Shih Vendimin e ZRrE-së.” – thuhej mes tjerash në reagimin që po ashtu mori komente shumë të ashpra.

Advertisement