Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Gati arrestimet e serbëve që ushtruan dhunë?/ Ja listat që po qarkullojnë

Pohimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se janë identifikuar dhjetëra serbë që dyshohen për shkaktimin e dhunës dhe të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, ka rritur shpërndarjen e informacioneve të pavërteta në platforma të komunikimit, ku anëtarët janë kryesisht serbë të Kosovës. Ditëve të fundit, në vazhdimësi janë publikuar lista me emra dhe me fotografi të, siç pretendohet, serbëve që pritet të arrestohen nga institucionet e sigurisë në Kosovë. Qytetarët serbë të Mitrovicës së Veriut thonë se janë të frikësuar nga listat e ndryshme, që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale. Në Graçanicë pohojnë se kanë më shumë frikë se mund të arrestohen padrejtësisht, mbi bazën e akuzave për krime lufte. Kreu i ekzekutivit kosovar, Kurti, ka deklaruar se institucionet e sigurisë kanë identifikuar me sukses gjithsej 45 persona, që, sipas tyre, kanë marrë pjesë në sulmet kundër ushtarëve të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve, që nga ngritja e tensioneve në veriun e Kosovës. Në atë pjesë të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, tensionet janë të larta që nga fundi i majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave hynë në zyrat e tyre, me gjithë rezistencën dhe protestimin e banorëve serbë.

Advertisement