Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | I njëjti skenar në veri/ Sekuestrohen armë pastaj ka sulme

Policia e Kosovës në dy ditet e fundit, ka sekuestruar, municion, uniforma e paisje të tjera ushtarake. Krejt kjo vetëm pak ditë pasi Kryeministri Kurti, e Ministri Sveçla, paralajmëruan, se mund të ketë ri-organizim të grupeve terroriste, për të kryer veprime sikurse ai i 24 shtatorit në Banjskë. Gjatë kësaj të hëne Policia ka pranuar disa informacione lidhur me fshehjen e disa armëve në Lagjen e Boshnjakëve në veri. Me të marrë informatën, Policia ka dalë në terren dhe ka gjetur tela gjemborë, bomba tymosëse, municion e uniforma. Uniformat, sipas Policisë, ishin të ngjashme me ato të terroristëve në Banjskë.

Advertisement