Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Ju lutem, na hiqni sanksionet

Sikur selia e BE-së të ishte diku në hapësirën e ish-Jugosllavisë, në këtë fillim gusht në derën hyrëse të saj do të mund të lexohej një kumt burokratik: jemi në pushime. Në fakt, BE-ja, përfshire shefi i diplomacisë së saj, Josep Borrell janë ne pushime verore. Megjithatë, Qeveria e Kosovës duket se nuk i bën përshtypje ky fakt kokëfortë. Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, dhe vartësi numër një i tij, Besnik Bislimi, po vazhdojnë kërkesat e tyre për BE-në për të hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës. “Lutja” nr.1 e Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me 27 korrik kërkoi mirënjohje nga Bashkimi Evropian për progresin ekonomik dhe demokatik të vendit. Konkretisht, Kurti atë ditë ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese. “Ka dakordim midis zëvendëskryeministrit Bislimi dhe emisarit evropian Lajçak, por ky dakordim i tyre në Bratislavë do të duhej të bëhej qëndrim i BE-së. Ne konsiderojmë që Kosova me progresin e saj ekonomik dhe demokratik do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së edhe kurrfarë masash ndëshkuese. Sa më herët që merret vesh një gjë e tillë, natyrisht që është më mirë për të gjithë”, tha Kurti. “Lutja” nr.2 e Kurtit Kërkesa e dytë e shefit të ekzekutivit kosovar për heqjen e masave ndëshkuese nga BE ka ardhur me 26 korrik. Kurti në këtë datë ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese, duke thënë se këto masa janë quajtur fillimisht si masa të përkohshme dhe të kthyeshme. “Ne jemi duke u përgatitur që të kemi zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës ndërkaq për këto masat që janë marrë ndaj neve e të cilat janë quajtur edhe të përkohshme, edhe të kthyeshme, natyrisht që presim që ato të hiqen sa më parë dhe është e logjikshme që kjo do të ndodhë paraprakisht. Pra, nuk bëhet fjalë për kushtëzime, por për rendin logjik të gjërave që duhet ta ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit ndërmjet Bislimit dhe Lajçakut … dhe që natyrisht e krijon atë normalitetin minimal për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë ai.

Advertisement