Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Kosovë-Serbi, hidhet hapi i parë i normalizimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë udhëtuar drejt Brukselit për të shfrytëzuar mundësinë për takime të veçanta me përfaqësuesit e BE-së dhe liderët kryesorë evropianë që të diskutohet mbi dinamikën e zbatimit të marrëveshjes bazë rreth normalizimit të marrëdhënieve. Burimet e Albanian Post brenda procesit negociator, tregojnë që me konfirmimin publik për ta pranuar propozimin evropian për statutin e Asociacionit, si një bazë e mirë për negociata të mëtejme, Qeveria e Kosovës ka bërë hapin e parë drejt zbatimit të hapave të paraparë në planin e BE-së për zbatimin e sekuencuar të marrëveshjes së Ohrit. Sekuenca e parë fillon me veprimin e Kosovës: “fillimi i procesit të negociatave për Statutin e instrumentit të vetë administrimit për serbët e Kosovës”. Ky veprim i palës kosovare duhet të ketë përgjigjen me veprimin konkret të Serbisë, konkretisht, “Serbia nuk insiston më në përdorimin e yllit dhe fusnotës ose pjesëmarrjen e UNMIK-ut në forumet rajonale”. Sipas burimeve të AP, ndërmjetësuesit synojnë që të përmbyllin negociatat për Statutin para samitit të fund vitit të liderëve të shteteve të BE-së (sekuenca e dytë). Të njëjtat burime thonë se në fund të këtij procesi Kosova do të marr përsipër autorësinë e draft-statutit përfundimtar

Advertisement