Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Kosovën dhe Shqipërinë nuk e duan në BE

Evropianët janë përgjithësisht të hapur ndaj idesë për anëtarësimin e Ukrainës në BE pavarësisht nga kostot dhe rreziqet, por më të ftohtë ndaj pranimit të Gjeorgjisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos Kosovës, sipas një ankete. Komisioni Evropian muajin e kaluar e rekomandoi fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë. Qeveritë e 27 vendeve të BE-së pritet që ta diskutojnë këtë propozim në një samit në Bruksel javën e ardhshme, edhe pse kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, disa herë ka thënë se e kundërshton hapjen e bisedimeve me Kievin, raporton gazeta “The Guardian”. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha të hënën se do të ishte “shkatërruese” për Kievin dhe për BE-në, nëse në samitin e bllokut nuk mbështetet fillimi i bisedimeve për anëtarësim. “Nuk mund ta imagjinoj… Nuk dua as të flas për pasojat”- tha kryediplomati ukrainas.

Advertisement