Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Kurti “molla” e sherri Serbi-NATO/ Vuçiç: Do ruajmë paqen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha këtë të shtune se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dëshirë që ta fusë Beogradin në konflikt me NATO-n. Në një intervistë për median serbe “Tv Prava”, kreu i Serbisë theksoi se kreu i ekzekutivit kosovar “po thotë gënjeshtra kur pretendon se Kosova po armatoset për shkak të bazave serbe në zonën e sigurisë tokësore”, duke iu referuar deklaratave të Kurtit, pas blerjeve të fundit ushtarake nga Prishtina. “Bazat tona kanë qenë aty që nga konflikti me NATO-n, tani janë më pak. Ai kërkon një arsye të mjaftueshme për marrëzitë që nxjerr, për ta tërhequr Serbinë në konflikt me NATO-n. Kjo është dëshira e tyre politike dhe ne duhet ta shmangim atë”, theksoi Vuçiç. Ndërkaq, ai potencoi se shpreson se “do ta ruajmë paqen, se do të bëjmë më të mirën”, duke shtuar se për këtë ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. “Duhet të bëjmë shumë përpjekje nga ana jonë”, pohoi ai, dhe shtoi se “nuk ka asgjë më të vlefshme se paqja”. Ndërkaq, duke iu referuar intervistës së Kurtit për një nga gazetat më të lexuara kroate “Vecernjilist”, ku ai e përmendi presidentin serb 21 herë, Vuçiç, tha se “kjo është pasqyrë e kompleksitetit të zyrtarëve kosovarë”.

Advertisement