Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Kurti “mpreh” gjuhën ndaj ndërkombëtarëve/ “Vunë bast në kalin e gabuar”

Çdo ditë e më shumë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mprehur gjuhën ndaj ndërmjetësuesve dhe partnerëve evropianë dhe amerikanë, duke provuar t’ia çjerrë vetes fajin në gjendjen në të cilin e ka futur veten, por edhe vendin. E ka sanksionuar dhe izoluar shtetin, por me një kollallëk të pashoq, ai thotë se kjo është një qasje “drastikisht asimetrike” ndaj Kosovës, keshtu shkruan Nacionale. Në një intervistë me gazetën kroate “Veçernji List” më shumë se askund tjetër ai veçse e konfirmon tezën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të shtetit, se Kurti “eksesivisht dhe obsesivisht e definon veten në raportin e tij/tyre me Serbinë”. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “të mashtruar” nga Serbia dhe të padrejtë ndaj Kosovës, lëshohet hapur në komentime Kurti, teksa ua vendos në pikëpyetje gjykimin e shëndosh mbarë atyre. Situatën siç është, i thotë ai gazetës kroate, e ka sjellur Perëndimi me një numër ‘gabimesh’ të cilat ai ua numëron. “Vënë bast në kalin e gabuar”, tha Kurti duke u lëshuar në analogji, ndonëse si kryeministër do të duhej të dinte që analogjitë në politikë janë thikë me dy teha. Këtu duke e pasur ndërmend, Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të cilin lë të kuptojë se Perëndimi po i bën masazh psikologjik, dhe se “po më godasin mua”. “Në fund doli që nuk ishte fare kalë, por dhelpër”, tha ai, teksa shtoi se as pas një viti e gjysmë Serbia nuk është bashkërenduar në sanksionet perëndimore ndaj Federatës Ruse. Këtu, u kthehet ai amerikanëve dhe evropiane me një qortim të drejtpërdrejt. U thotë se duhet të riekzaminojnë veten dhe të reflektojnë; t’i thirrin mendjes së tyre; gjë që, sipas tij, nuk po e bëjnë.

Advertisement