Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Kurti prish “dietën politike”/ Ha “tortën para mishit”

Kryeministri Albin Kurti ka befasuar të gjithë dje kur ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm mund të hartojë një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicës Serbe. Kjo pasi deri para dy muajve ai refuzonte në mënyrë kategorike të shkruante një draft të tillë. Madje, më 3 nëntor, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ai kishte thënë se hartimi i një drafti nga ana e tij do të ishte shumë e dëmshme për Kosovës. Nëse do ta bënte Kosova një gjë të tillë, sipas Kurit, ndërmjetësi do ta nxjerrtë një draft, i cili do të ishte një mesatare në mes të drafti të tij dhe draftit të Ekipit Menaxhues.

Advertisement