Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Kush e bindi Kurtin për të qetësuar veriun?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi përkushtimin e tij “për të punuar me SHBA-në për të ulur tensionet” në veri të Kosovës, pas një thirrjeve telefonike me zyrtarë amerikanë. Përmes postimeve në Tëitter, Kurti bëri të ditur se ka biseduar me zëvendëskëshilltarin amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer, dhe senatorët Chris Murphy, Pete Ricketts dhe Jeanne Shaheen. “Kjo [ulja e tensioneve] kërkon përfundim të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, thuhet në postimin e Kurtit në Tëitter. Më 31 maj ishte raportuar se një zyrtar policor kishte mbetur i lënduar gjatë tri sulmeve ndaj veturave të Policisë së Kosovës në veri të vendit. Kurti gjithashtu tha se “largimi i turmave të dhunshme para ndërtesave të komunave dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes se Brukselit është rruga drejt de-përshkallëzimit deri në zgjedhjet e reja”. Situata në veri të Kosovës u tensionua qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb. Së fundi, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i është bashkuar thirrjes së Francës dhe Gjermanisë për ta mbajtur zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës. Ai tha se përveç kësaj, kërkohet të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në procesin zgjedhor dhe të fillohet puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Advertisement