Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Kush po i vret gratë në Ballkan?

Një burrë në Bosnjë vrau bashkëshorten e tij duke e transmetuar vrasjen drejtpërdrejtë në rrjetin social “Instagram”. Në Serbinë fqinje, 27 gra u vranë gjatë këtij viti, në sulme me bazë gjinore, megjithë përpjekjet për ndërgjegjësimin e shoqërisë për të përmbysur këtë prirje. Në Kosovë, veprimtarët thonë se dhuna kundër grave përbën “urgjencë kombëtare”. Nëpër të gjithë Ballkanin Perëndimor, gratë keqtrajtohen, përdhunohen, rrihen dhe vriten, shpesh nga partnerët e tyre, megjithëse e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre tek autoritetet. Shoqëritë e vendeve të rajoni janë tepër konservatore, me tradita shekullore të dominimit mashkullor dhe dhuna ndaj grave ka ardhur duke u shtuar pas luftërave të viteve 90-të dhe krizave politike, ekonomike dhe sociale që kanë vazhduar pas përfundimit të konflikteve. Si kundërpërgjigje, organizatat e grave në rajon kanë organizuar protesta për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të kërkuar të veprohet. Ato kanë themeluar strehimore për gratë dhe kanë hapur linja telefonike për ndihmë. Por aktivistët fajësojnë autoritetet që nuk po veprojnë më me vendosmëri për të mbrojtur gratë dhe për të kundërshtuar kulturën e mosndëshkueshmërisë.

Advertisement