Connect with us

Aktualitet

SPECIALE l BE-ja, “tigër prej letre”/ Gërvalla kërkon sfidë të hapur

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka provuar që ta arsyetojë shprehjen e saj “” që ia ngjiti pardje Bashkimit Evropian duke sfiduar publikisht që të gjendeshin pasaktësitë në të. Gërvalla e bëri një postim në profilin e saj në Facebook mbrëmë vonë duke arsyetuar atë që e kishte thënë në Forumin e Dubrovnikut dhe e cila po shkaktonte shumë bujë në vendin tonë. Shefja e diplomacisë akuzoi disa ‘specialistë’, akuzoi pastaj partitë opozitare, më specifikisht e akuzoi PDK-në dhe në një mënyrë edhe LDK-në. Ajo e postoi pjesën e fjalimit të saj ku i thoshte BE-së “tigër prej letre” duke i sfiduar që të tregonin se “cila shkronjë ishte e pasaktë”. Më poshtë e keni përgjigjen për këtë sfidë. Përtej pasaktësisë tmerruese politike për të cilën do të flasim më poshtë, citati i vendosur nga znj. Gërvalla është i pasaktë vetëvetiu. Në citatin e paraqitur prej saj ajo në mënyrë arbitrare hoqi “analistin e rëndësishëm gjerman” të cilin e kishte përmendur po në atë citim. Pra, e hoqi pa treguar një fjali të tërë. Por, edhe fjali të tjera janë lënë jashtë që shprehin thelbin e asaj që ministrja e thotë. Kryediplomatja kosovare po e quante “tigër prej letre” BE-në për të treguar pse politika e saj në raport me Kosovën dhe Serbinë ishte e gabuar. Pra, Gërvalla e akuzon Bashkimin Evropian se meqë është “tigër prej letre” ka një qasje të butë ndaj Vuçiqit.

Advertisement