Connect with us

Aktualitet

SPECIALE l Kosova në ofensivë diplomatike/ Kërkon që BE-ja të vendos sanksione ndaj Serbisë

Institucionet e Kosovës janë në ofensivë diplomatike për t`i bindur aleatët perëndimorë që të ndëshkojnë Serbinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryediplomatja Donika Gërvalla kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist, i cili la të vdekur një policë të Kosovës dhe një tjetër të plagosur. Në çdo takim dhe paraqitje në mediat e huaja ata kanë kërkuar nga BE-ja që shtetit serb t`i vendosen sanksione për mbështetjen që i ka bërë atij sulmi. Në një intervistë për “Sky News”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të ketë një qëndrim më të ashpër me Serbinë. Të njëjtën gjë në samite të ndryshme po e kërkon edhe presidentja Vjosa Osmani. Para fillimit të takimit të Komunitetit Politik Evropian, i cili është mbajtur në Granada të Spanjës, ajo ka thënë se do të kërkojë vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë. Madje, ajo ka bërë me dije se pa vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë nuk ka arsyeje të vazhdohet procesi i dialogut. Më këtë rast, ajo është shprehur optimiste që edhe Spanja do t’u bashkohej vendeve të tjera evropiane në miratimin e masave kundër Serbisë. Ndërsa, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kërkuar të premten nga Bashkimi Evropian (BE) që t’ia ngrijë Serbisë statusin e vendit kandidat.

Advertisement