Aktualitet
SPECIALE l Kosova, shtëpia që nuk mund të mbahet pa miq
“Shtëpia nuk bëhet dhe mbahet pa miq” – ishte kjo fjalia mesianike që Ibrahim Rugova, ish-president i Kosovës, kishte përdorur kur ishte nderuar më ‘çmimin Saharov’ nga Parlamenti Evropian në vitin 1998. Por krejt ndryshe nga maksima rugoviste, duket se mendon kryeministri i Kosovës. 25 vjet pas këtij fjalimi, Albin Kurti beson se Kosova mund të eci përpara e vetme, teksa raportet me ShBA-në dhe BE-në nuk kanë qenë kurrë me të tensionuara, dhe teksa aleatët kanë nisur me masat ndeshkuese. Por Qeveria Kurti nuk gëzon marrëdhënie më të mira as me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende tradicionalisht mbështetese të Kosovës. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili vjen nga rradhët e BDI, ka thënë se nuk kanë komunikim të mjaftueshëm me Qeverinë e Kurtit. “Me Kosovën komunikimi nuk është aq intensiv siç është me të tjerët, edhe pse jemi ofruar dhe jemi në dispozicion të plotë. Çdo kapacitet i yni në çdo forum qoftë rajonal dhe kontinental ka qene ne sherbim të plotë ndaj Kosoves” – deklaroi Grubi. Gjithashtu raportet e Kosovës me Shqipërinë ka një kohë të gjatë që nuk janë më të mirat e mundshme, sidomos tani me tensionet në veri, të cilat kohet e fundit janë përshkallëzuar. Përkeqësimi ka shkuar shkuar deri në atë pikë sa është anuluar edhe mbledhja e përbashkët e qeverive të te dy vendeve, e paraparë të mbahej në mesin e këtij muaji. Gjithashtu, inatet kanë precipituar me propozimin e bere nga kryeministri Edi Rama për Draft statutin e asociacionit te komunave te banuara me shumice serbe ne veri te kosoves, per te cilen Albin Kurti u deklarua me nje gjuhe thuajse armiqesore, se draftin, Edi Rama eshte me mire tja propozoje Beogradit per shqiptaret e Lugines se Presheves Gj9ithastu aleati qenësor i Kosovës, ShBA, është shprehur e pakënaqur dhe e zhgenjyer disa herë me Kurtin.