Connect with us

Aktualitet

SPECIALE l Stano e thotë hapur/ Ja pse nuk Zbulohet Drafti i Asociacionit

Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, po vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve. E ky draft-statut ende nuk është publikuar zyrtarisht, e disa të tjerë që po qarkullojnë zëdhnësi i BE-së ka lënë të kuptohet se nuk i zbulojnë dokumentet. Ndërkohë, drafti-statuti nga njohës të Kushtetuës po konsiderohet i pafavorshëm për Kosovën. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano në një përgjigje për Rtv Dukagjinin, ka thënë se propozimi i BE-së për Asociacionin nuk është bërë publik. Stano ka thënë se nuk i zbulojnë dokumentet dhe nuk marrin pjesë në debatin që bëhet për to. “Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen.” – ka thënë ai. Tutje, ai ka thënë se ndërmjetësimi ndërkombëtar është proces që zhvillohet në konfidencialitet, teksa ka thënë se propozimi i ri është më i balancuar. “Lidhur me draft-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, mund të kujtojmë vetëm se një propozim i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave iu paraqit partnerëve përkatës nga EUSR për dialogun e Beogradit në Prishtinë gjatë vizitës së tij në rajon në fund të muajit tetor. Më pas u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të liderëve në margjinat e Këshillit Evropian.” – ka thënë ai.

Advertisement