Connect with us

Aktualitet

SPECIALE l Sulmin në Banjskë e organizoi Klani i Novi Sadit, në krye të tij është ministri serb…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit e ka organizuar Klani i Novi Sadit dhe sipas tij, në krye të këtij klani ndodhet ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç. “Ai është kryetari i partisë-shtet SNS, tri herë i zgjedhur kryebashkiak i Novi Sadit me ndihmën e Zvonko Veselinoviçit, dhe miku më i afërt i vëllaut të Presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiç.” Sipas Kurtit, edhe rreth 40 pelegrinët ortodoksë në Manastirin e Banjskës më 24 shtator ishin nga Novi Sadi. “Ndoshta duket e rastësishme, por hetimet duhet ta tregojnë. Grupi terrorist në arrati i udhëhequr nga Millan Radoiçic po qëndron në Rashkë. Atyre, famëkeqi serb iu ka ndarë vetura të tipit Skoda Oktavia me ngjyrë të bardhë dhe të zezë e me tabela regjistrimi BG dhe…NS.” Kryeministri Kurti gjithashtu eshte shprehur se presidentin serb, Aleksander Vuçic eshte “capo-di-tutti-capi”. “Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tani vendin e tij e ka zënë Klani i Novi Sadit. Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe; kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë. Presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiq, si një capo-di-tutti-capi, ndodhet aty për të dëshmuar që ndonëse krimi dikton shtetin, në fakt, është shteti që dikton krimin.” Sipas kryeministrit, në katër komunat veriore të Kosovës “po merr fund terrori, kriminaliteti dhe kultura e dhunës e paramilitarëve të Delije”. Gjithashtu Albin Kurti ka shtruar pyetjen se a nuk do të duhej që BE dhe SHBA te formojnë një Gjykatë Speciale për Klanin e Novi Sadit.

Advertisement