Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | LDK kërkon të marr “frerët” e Kosovës në dorë/ Si mund t’a arrijë?

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duket se nuk do të pres gjatë për të bërë hapin e parë në iniciativën e paralajmëruar para disa ditëve për daljen e Kosovës nga kriza. Nacionale mëson që ky hap do të bëhet më 5 korrik, e mërkurë. Kosova po kalon ditë të errëta. Ndëshkimet nga partnerët e saj më të mëdhenj ndërkombëtarë pritet ta dëmtojnë pandreqshëm, derisa Qeveria po provon të relativizojë rrethanën. Por, LDK po kërkon t’i nxjerrë ‘gjumin’ qytetarëve përmes një iniciative të paralajmëruar më herët nga kryetari i saj. Nacionale ka mësuar që takimi i parë i iniciativës që mësyn nxjerrjen e Kosovës nga izolimi ndërkombëtar do të mbahet të mërkurën, më 5 korrik. Pjesëmarrës do të jenë gazetarë dhe opinionistë të ndryshëm vendorë. Redaksia e Nacionales ka konfirmuar lajmin nga vetë prej disa gazetarëve të thirrur. Takimi i dytë, bëhet e ditur se pritet të jetë me organizata të shoqërisë civile. LDK-ja e kishte paralajmëruar iniciativën në fjalë të enjten, më 28 qershor, përmes kryetarit të saj Lumir Abdixhikut. Ky i fundit theksonte se synonte ndërtimin e një “Rruge të Tretë” duke bashkuar ata që “besojnë në Republikën, në rrugëtimin euroatlantik e në fondamentet bazike të kësaj shoqërie.”

Advertisement