Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Letra më e fuqishme PRO Kosovës

Një letër tejet e fuqishme në përmbajtje, mbase më e fuqishmja gjer më sot, u dërgua dje në zyret e Departamentit amerikan të Shtetit dhe instancave më të larta të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, nga një numër figurash politike më peshë në botën perëndimore. Çka ishte veçanërisht befasuese ishte nënshkrimi i Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme i Ukrainës, Oleksandr Merezhko, shtet ky që nuk e njeh mëvetësinë e shtetit kosovar. Kjo shumëkujt i dha një tingëllimë shprese se gjërat mbase mund të marrin një trajektore të dëshirueshme të një përafrimi mes Kievit dhe Prishtinës. E më shumë se askujt tjetër, kjo letër ia mori vëmendjen profesorit amerikan në John Hopkins University, Edëard Joseph, i cili një nga tezat më të fuqishme të tij, e ka atë se gjëja më e rëndësishme, e që do të thente bllokadën e njohjeve të Kosovës, është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina. Këtë ai e kishte artikuluar në njërën nga shkrimet më përmbajtësore të tij, të titulluar: “Katalizatori Kiev-Kosovë: Njohja e Kosovës nga Ukraina mund të afirmojë rendin perëndimor në Ballkan dhe në mbarë Evropën”. Gjashtë muaj më vonë, teza e Joseph-it, morri një përgjigje jo pak mbështetëshe. Për këtë letër, të botuar të plot në Kyiv Post, ka reaguar menjëherë Edëard Joseph, përmes një cicërime. “E nënshkruar nga Bob Menendez dhe kryetarë të komisioneve për marrëdhënie me jashtë në Evropë. ShBA dhe BE nuk mund të injorojnë këtë thirrje për kuptimësi strategjike në politikat e tyre në Ballkan. Paralajmërimi kyç: ‘Mos adoptoni politika beogrado-centrise në rajon’. Nënshkruesit kyç nuk janë nga ShBA/BE, por nga Ukraina”, ka shkruar Edëard Josep në llogarinë e tij në Tëitter. Joseph, shprehet i bindur në atë se senatorët amerikanë nënshkrues “mesazhin e tyre më të fuqishëm” mund të dërgojnë duke e nxitur administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, që të kërkojnë nga Kive njohjen e Kosovës.

Advertisement