Connect with us

Aktualitet

Speciale | Lufta në Ukrainë/ Ekuilibrat europianë po ndryshojnë

Pyetje: E dini se cili shtet evropian do të ketë ushtrinë më të fuqishme gjatë viteve të ardhshme? Në kushte normale, përgjigja do të ishte Franca, e vetmja fuqi bërthamore që nga dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, aftësitë ushtarake të së cilës janë testuar në operacione të ndryshme jashtë vendit. Por gjërat po ndryshojnë. Nëse lëmë mënjanë armët bërthamore, ushtria kryesore e Bashkimit Evropian do të jetë shumë shpejt ajo e Polonisë. Kjo është një nga pasojat e drejtpërdrejta të pushtimit rus të Ukrainës. Polonia, një vend afër zonës së konfliktit, po investon shumë në fushën e mbrojtjes. Vitin e kaluar Varshava nënshkroi një kontratë gjigante për blerjen e armëve nga Koreja e Jugut:tanke (do të ketë 4 herë më shumë se Franca), artileri dhe avionë, për një shumë totaleprej 15 miliardë eurosh. Muajin e kaluar, qeveria polake arriti me Francën një marrëveshjetjetër për blerjen e dy satelitëve vëzhgues, për shumën 500 milionë eurove. Vendi i ish-traktatit të Varshavës, tani anëtar i NATO-s, dëshiron që të ketë një peshë më të madhe në çështjet evropiane, dhe këtë e dëshmon ky investim madhor në sektorin e mbrojtjes. Por kjo nuk është pasoja e vetme e luftës në Ukrainë. Të gjitha ekuilibrat e brendshëm të BE-së po ndryshojnë me themel, edhe pse është ende herët të nxjerrim përfundime, duke pasur parasysh se konflikti Rusi-Ukrainë po zgjat. Pasojat e luftës janë veçanërisht delikate në Gjermani, një vend i tronditur që në fillim të konfliktit nga nevoja për ta vënë sërish në dyshim vetveten. Në qendër të debatit janë varësia nga gazi rus, ngurrimi për t’i dërguar Ukrainës armët e saj,pikërisht në kohën kur ajo ka më shumë nevojë, dhe pasiguria aktuale mbi çështjen e furnizimit të Kievit me tanke të kalibrit të rëndë. Ky “tërmet” gjeopolitik po shkakton një tension të dukshëm në lidhje me rolin e Gjermanisë. Berlini nuk po i rishikon angazhimet tij evropiane. Por në këtë pikë janë thyer kaq shumë tabu, saqë koalicioni i kryesuar nga kancelari Olaf Sholc duket se e ka humbur orientimin e tij pavarësisht shpalljes së një ‘Zeitenëende’, një pikë kthese historike.

Advertisement