Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Miroslav Lajçak – Më në fund i kënaqur

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak – në raportimin e tij të përjavshëm – foli mes tjerash për detajet e takimit të tij me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Bratisllavë, takim i cili rezultoi në marrëveshje të rëndësishme mes Kosovës dhe BE-së, ku ekzekutivi kosovar u pajtua për masa të de-përshkallëzimit të situatës në veriun e Kosovës. Në një postim në Facebook, Lajçak theksoi se diskutimi me kryenegociatorin e Kosovës u fokusua në nevojën për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese të dialogut dhe për të arritur një situatë të de-përshkallëzuar në veri të Kosovës. Ai mirëpriti marrëveshje arritur në lidhje me hapat e parë drejt dë-përshkallzimit. Lajçak ka përmendur edhe takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për të shkëmbyer ide që çojnë në zgjidhje për uljen e tensioneve dhe për përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel. “Nga Dubrovniku udhëtova për në Bratislavë, ku mbajta diskutime të rëndësishme bilaterale me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi. Biseda jonë u përqendrua në de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e BE27 të datës 3 qershor, dhe punën në drejtim të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. Më vjen mirë që ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi. Pas kthimit në Bruksel, ndër të tjera, mirëprita kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi për shkëmbim mendimesh dhe përgatita takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, tha Lajçak në Facebook.

Advertisement